SHBA, zbulohet rasti i parë njerëzor i "mizës krimb-vidhë të Botës së Re"
"Ky është rasti i parë i mizës krimb-vidhë të Botës së Re me burim udhëtimin në SHBA të identifikuar si me origjinë nga një vend i prekur nga epidemia", tha zëdhënësi i Departamentit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore të SHBA-së (HHS)

Ankara
Zbulohet rasti i parë njerëzor i mizës krimb-vidhë të Botës së Re, një mizë parazitare që ha indet e gjalla duke depozituar larva në plagë të hapura, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), transmeton Anadolu.
Andrew Nixon, zëdhënës i Departamentit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore të SHBA-së (HHS), bëri një deklaratë për Axios mbi çështjen në fjalë.
"Ky është rasti i parë i mizës krimb-vidhë të Botës së Re me burim udhëtimin në SHBA të identifikuar si me origjinë nga një vend i prekur nga epidemia", tha Nixon.
Nixon, duke treguar se sëmundja u zbulua te një person që u kthye në Maryland nga El Salvadori, deklaroi gjithashtu se rreziku për shëndetin publik që rrjedh nga ky rast ishte "shumë i ulët".
Miza krimb-vidhë e Botës së Re është një specie mize parazitare me origjinë nga kontinenti i Amerikë që ha indet e gjalla duke depozituar larva në plagë të hapura.
SHBA-të zhdukën popullatën e mizave krimb-vidhë në vitet 1960 dhe një shpërthim i vogël në bagëti u përmbajt me sukses në Florida në vitin 2017.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.