Bota, Shëndetësi

Rripi i Gazës përballet me rritje alarmante të sëmundjeve të lëkurës për shkak të temperaturave ekstreme

- Drejtori i Spitalit Al-Shifa, Mohammed Abu Salmiya tha se temperaturat e larta të kombinuara me një mungesë të madhe të ujit të pijshëm po i vë banorët e të gjitha moshave në rrezik shëndetësor në të gjithë Rripin e Gazës

Asiye Latife Yılmaz  | 15.08.2025 - Përdıtësım : 16.08.2025
Rripi i Gazës përballet me rritje alarmante të sëmundjeve të lëkurës për shkak të temperaturave ekstreme

Istanbul

STAMBOLL (AA) - Rripi i Gazës po përjeton një përhapje të gjerë të sëmundjeve të lëkurës, të shkaktuara nga vala ekstreme e të nxehtit që ka përfshirë rajonin, njoftoi drejtori i Spitalit Al-Shifa, Mohammed Abu Salmiya, raporton Anadolu.

Abu Salmiya bëri të ditur se temperaturat e larta të kombinuara me një mungesë të madhe të ujit të pijshëm po i vë banorët e të gjitha moshave në rrezik shëndetësor në të gjithë Rripin e Gazës, raportuan mediat lokale.

Ai theksoi se spitalet po përpiqen të operojnë pajisjet thelbësore mjekësore sepse furnizimet me karburant janë ndalur, duke kërcënuar drejtpërdrejt jetën e pacientëve dhe të plagosurve. Ndërkohë, punonjësit e kujdesit shëndetësor vazhdojnë të shërbejnë në kushte të vështira.

Abu Salmiya tha se spitalet janë në një gjendje kritike dhe se ushtria izraelite vazhdon të shënjestrojë shkollat, spitalet dhe tendat që strehojnë persona të zhvendosur.

Ai theksoi më tej se katastrofa humanitare në Gaza po thellohet dita-ditës.

Ushtria izraelite, duke hedhur poshtë thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, ka ndjekur një luftë brutale në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit 2023, duke vrarë më shumë se 61.700 palestinezë dhe duke shkatërruar sistemin e saj të kujdesit shëndetësor.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhërarreste për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli përballet gjithashtu me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın