Shëndetësi

OBSH: Malavi, vendi i parë që përdor vaksinë kundër malaries

Kjo sëmundje parazitare çdo vit në botë vret rreth 430 mijë njerëz, prej të cilëve shumica janë fëmijë të moshës nën 5 vjeç në Afrikë

Ekip  | 23.04.2019 - Përdıtësım : 25.04.2019
OBSH: Malavi, vendi i parë që përdor vaksinë kundër malaries

Londër

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka njoftuar se Malavi është bërë vendi i parë i cili ka filluar vaksinimin e fëmijëve kundër malaries, duke përdorur një vaksinë të licencuar kundër sëmundjes e cila bartet nga mushkonjat, raporton Anadolu Agency (AA).

Edhe pse vaksina mbron vetëm një të tretën e imunitetit të fëmijës, ata që marrin vaksinë besohet se do të kenë malarie më pak të rrezikshme. Kjo sëmundje parazitare çdo vit në botë vret rreth 430 mijë njerëz, prej të cilëve shumica janë fëmijë të moshës nën 5 vjeç në Afrikë.

Vaksina e njohur si Mosquirix, u zhvillua nga GlaxoSmithKline. Testimet e mëparshme tregojnë se vaksina ka patur 30 për qind ndikim te fëmijët që kanë marrë 4 doza, por se mbrojtja me kalimin e kohës është dobësuar.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus përshëndeti programin e ri duke paralajmëruar përparim në luftën kundër malaries.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın