Shëndetësi

OBSH-ja: Rreth 1.3 milion njerëz janë prekur me sëmundjen e AIDS-it në vitin 2024

"Në vitin 2024 rreth 40.8 milionë njerëz në të gjithë botën kanë jetuar me AIDS ndërsa 630 mijë njerëz kanë vdekur nga shkaqe të lidhura me AIDS-in", thuhet në raport

Muhammet İkbal Arslan  | 01.12.2025 - Përdıtësım : 01.12.2025
OBSH-ja: Rreth 1.3 milion njerëz janë prekur me sëmundjen e AIDS-it në vitin 2024

Gjenevë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se pavarësisht një rënieje të numrit të rasteve në vitin 2024, rreth 1.3 milion njerëz u diagnostikuan me AIDS ndërsa 40.8 milionë njerëz jetojnë me AIDS-in në të gjithë botën, transmeton Anadolu.

OBSH-ja publikoi një raport të ri në Ditën Botërore të AIDS-it, e cila përkujtohet më 1 dhjetor me temën "Kapërcimi i ndërprerjeve, transformimi i luftës kundër AIDS-it".

Raporti thekson rëndësinë e investimit në mjete dhe shërbime të reja parandaluese në luftën kundër AIDS-it, duke u bërë thirrje qeverive dhe partnerëve të tyre që të zgjerojnë me shpejtësi aksesin në mjetet e reja të miratuara nga OBSH-ja për të zvogëluar infeksionet dhe për të adresuar ndërprerjet në shërbimet thelbësore shëndetësore të shkaktuara nga shkurtimet e ndihmës së huaj.

Në raportin ku vihen në dukje shkurtimet e konsiderueshme të fondeve në luftën globale kundër AIDS-it, theksohet se pavarësisht kësaj, ofrimi për përdorim i lenacapavir-it, një ilaç që mund të injektohet dy herë në vit, fitoi vrull të konsiderueshëm në vitin 2025 me miratimin e tij nga OBSH-ja.

"Lenacapavir, një alternativë shumë efektive dhe me afat të gjatë në krahasim me pilulat dhe opsionet e tjera, është një ndërhyrje transformuese për njerëzit që kanë vështirësi në pajtueshmërinë e rregullt të kujdesit shëndetësor dhe përjetojnë problem të etiketimit në qasjen në shërbimet shëndetësore", thuhet në raport.


- "Rreth 40.8 milionë njerëz jetojnë me AIDS në të gjithë botën"

Sipas raportit, përgjigjja ndaj HIV është në pikë kthese pas dekadash progresi, duke vënë në dukje se 1.3 milion njerëz u diagnostikuan me AIDS në vitin 2024, pavarësisht një rënieje në përpjekjet për parandalimin e AIDS-it.

"Në vitin 2024 rreth 40.8 milionë njerëz në të gjithë botën kanë jetuar me AIDS ndërsa 630 mijë njerëz kanë vdekur nga shkaqe të lidhura me AIDS-in", theksohet më tej.

Përfundimi i epidemisë së AIDS-it varet nga një qasje plotësisht e integruar, e bazuar në prova dhe në të drejta nën ombrellën e kujdesit shëndetësor parësor. OBSH-ja do të vazhdojë të punojë me partnerë dhe udhëheqës për të vendosur më të prekurit në qendër të ndërhyrjes kundër AIDS-it.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se lufta kundër AIDS-it përballet me sfida të rëndësishme, përfshirë shkurtimet në fondet ndërkombëtare dhe ndërprerjen e përpjekjeve parandaluese.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın