Kina raporton mbi 7.000 raste të virusit 'chikugunya', që përhapet nga mushkonjat
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), virusi 'chikungunya', i transmetuar nëpërmjet pickimit të mushkonjave, shkakton ethe dhe dhimbje të kyçeve

Ankara
Numri i personave të diagnostikuar me virusin 'chikungunya', i cili përhapet nga mushkonjat, ka shkuar mbi 7.000 në qytetin Foshan të provincës Guangdong, në Kinën jugore, transmeton Anadolu.
Sipas gazetës "China Daily", numri i rasteve të virusit 'chikungunya' të regjistruara në Foshan ka shënuar rritje.
Autoritetet njoftuan se numri i përgjithshëm i rasteve të 'chikungunya' në Foshan ka tejkaluar shifrën 7.000.
Më tej, autoritetet deklaruan se si rezultat i përpjekjeve për të parandaluar dhe kontrolluar infeksionin, shkalla e rritjes së rasteve është ngadalësuar në të gjithë qytetin dhe se numri i rasteve është ulur gjatë pesë ditëve të fundit në rajonin Shunde, i cili është vendi më i prekur nga virusi.
Autoritetet thanë se rreziku vazhdon të ekzistojë në Guangdong, ku kushtet e pafavorshme të motit rrisin aktivitetin e mushkonjave.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), virusi 'chikungunya', i transmetuar nëpërmjet pickimit të mushkonjave, shkakton ethe dhe dhimbje të kyçeve.
Ekzistojnë dy vaksina të miratuara për trajtimin e pacientëve me 'chikungunya', të cilat rrallë rezultojnë në vdekje.