Bota, Shëndetësi

Gaza, spitalet mund të mbyllen brenda 3 ditësh për shkak të bllokadës së karburantit nga Izraeli

- Ministria palestineze e Shëndetësisë paralajmëroi se spitalet në Rripin e Gazës mund të ndërpresin aktivitetin e tyre brenda 3 ditësh për shkak të bllokimit të furnizimit me karburant nga Izraeli

Mohamed Majed, Çağrı Koşak  | 18.06.2025 - Përdıtësım : 18.06.2025
Gaza, spitalet mund të mbyllen brenda 3 ditësh për shkak të bllokadës së karburantit nga Izraeli

Gaza

GAZA (AA) - Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza ka paralajmëruar se spitalet në Rripin e Gazës mund të ndërpresin aktivitetin e tyre brenda 3 ditësh për shkak të bllokimit të furnizimit me karburant nga Izraeli, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim, ministria tha se Izraeli ka bllokuar furnizimin me karburant për spitalet ndërkombëtare dhe të OKB-së në Gaza, duke pretenduar se ato janë "zona ushtarake".

Më tej u tha se nëse Izraeli vazhdon të bllokojë furnizimin me karburant për spitalet, stoku aktual në spitale do të "zgjatë vetëm për 3 ditë".

Në rast të mbarimit të karburantit në spitale, spitalet do të mbyllen për arsyen se gjeneratorët në zonat jetike do të ndërpriten, theksohet në deklaratë.

Ushtria izraelite ka sulmuar shpesh spitalet dhe qendrat shëndetësore që nga 7 tetori 2023, kur nisi sulmet ndaj Gazës. Izraeli shënjestron sistemin shëndetësor në Gaza dhe po shkakton që shumica e spitaleve të dalin jashtë funksionit.

Sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, nga gjithsej 38 spitale në Rripin e Gazës janë pjesërisht funksional 16 spitale, prej të cilëve 5 shtetërore dhe 11 private.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın