Shkencë dhe Teknologji

Zynga blen kompaninë turke të lojërave për 168 milionë dollarë

Muajt e kaluar, Zynga njoftoi blerjen e kompanisë së lojërave mobile me qendër në Stamboll, Peak Games, me një çmim rekord prej 1,8 miliardë dollarësh

Abdulkadir Günyol  | 06.08.2020 - Përdıtësım : 07.08.2020
Zynga blen kompaninë turke të lojërave për 168 milionë dollarë

Stamboll

Zhvilluesi i njohur botëror i lojërave, Zynga, njoftoi se ka blerë një kompani tjetër turke të lojërave, Rollic, e cila prodhon lojëra hyper-casual, për 168 milionë dollarë, pas Peak Games, një firmë turke e lojërave që është blerë më parë për 1,8 miliardë dollarë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zynga njoftoi në llogarinë e saj zyrtare në Twitter se kompania ka arritur një marrëveshje me Rollic, kompani turke me qendër në Stamboll, e cila është një nga kompanitë me rritje më të shpejtë në fushën e lojërave hyper-casual.

Në njoftim thuhet se lojërat e Rollic janë shkarkuar më shumë se 250 milionë herë, ndërsa Rollic do të kontribuojë në profilin e përdoruesit të kompanisë dhe hapësirën e reklamimit.

Drejtuesi ekzekutiv (CEO) i Zynga-s, Frank Gibeau, tha që janë shumë të lumtur me blerjen e Rollic, një nga zhvilluesit dhe publikuesit më rritjen më të shpejtë të lojërave hyper-casual në vitin 2020 të udhëhequr nga një ekip i shkëlqyeshëm, dhe me hyrjen e kompanisë në këtë lloj të lojërave.

Ndërkaq, themeluesi dhe drejtori i përgjithshëm i Rollic, Burak Vardal, tha se ekipi kësaj kompanie është i nderuar që bashkohet me Zynga-n.

"Ekspertiza jonë në lojërat hyper-casual përshtatet në mënyrë të përkryer me menaxhimin e produkteve të Zynga-s, shkencën e të dhënave, fitimin e parave nga reklamat dhe cilësinë e publikimit në gjithë botën”, tha Vardal.

Sipas njoftimit, Zynga fillimisht do të blejë 80 për qind të Rollic për 168 milionë dollarë. 20 përqindëshi i mbetur do t’i transferohet gradualisht Zynga-s brenda tre viteve të ardhshme.

Muajt e kaluar, Zynga njoftoi blerjen e kompanisë së lojërave mobile me qendër në Stamboll, Peak Games, me një çmim rekord prej 1,8 miliardë dollarësh.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın