Ekonomi, Shkencë dhe Teknologji

Trump vendos afat 180-ditor për të kundërshtuar kontrollin e Kinës mbi mineralet kritike

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u tha aleatëve dhe partnerëve tregtarë se do të përdorte fuqitë e sigurisë kombëtare për të kufizuar dominimin e Kinës mbi mineralet kritike

Mücahithan Avcıoğlu  | 15.01.2026 - Përdıtësım : 15.01.2026
Trump vendos afat 180-ditor për të kundërshtuar kontrollin e Kinës mbi mineralet kritike

Stamboll

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u tha aleatëve dhe partnerëve tregtarë se do të përdorte fuqitë e sigurisë kombëtare për të kufizuar dominimin e Kinës mbi mineralet kritike, raporton Anadolu.

Trumpi deklaroi në një shpallje të nënshkruar të mërkurën se varësia e SHBA-së nga mineralet thelbësore të përpunuara në vende të tjera përbën kërcënim për sigurinë kombëtare.

Deri më 13 korrik 2026, negociatorët kanë saktësisht 180 ditë për të arritur marrëveshje ligjërisht të detyrueshme ose të zbatueshme.

Për të "rregulluar importet" e mineraleve të përpunuara thelbësore dhe produkteve të tyre derivuese, Trumpi urdhëroi sekretarin e Tregtisë, Howard Lutnick dhe përfaqësuesin tregtar të SHBA-së, Jamieson Greer, të negociojnë marrëveshje të reja ose të zgjatura.

Strategjitë përfshijnë rritjen e kapaciteteve të përpunimit të aleatëve, sigurimin e marrëveshjeve të furnizimit për qasje amerikane, investime në impiante jashtë Kinës dhe përdorimin e instrumenteve për stabilizimin e tregtisë, siç janë çmimet minimale, për të luftuar luhatjet dhe paqëndrueshmërinë e tregut.

"Nxjerrja e një minerali në vend nuk mbron sigurinë kombëtare të SHBA-së nëse SHBA-ja mbetet e varur nga një vend i huaj për përpunimin e atij minerali", thuhej në shpallje.

Presidenti ka autoritetin të shmangë rishikime të mëtejshme dhe të zbatojë masa "korrigjuese", si tarifa të larta, kuota ose "çmime minimale të importit" të detyrueshme, nëse nuk arrihet marrëveshje brenda afatit.

Sipas Shërbimit Gjeologjik Amerikan (USGS), Kina ka ndikim të konsiderueshëm mbi mallrat si dhe metalet e rralla, grafiti dhe galiumi, pasi kontrollon mbi 60 për qind të nxjerrjes së metaleve të rralla në botë dhe 90 për qind të përpunimit të tyre.

Shpallja thekson se që nga viti 2024, SHBA-ja ishte 100 për qind e varur nga importi për 12 minerale kritike dhe 50 për qind ose më shumë e varur nga importi për 29 minerale kritike të tjera.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.