Shkencë dhe Teknologji

Tesla prezanton taksinë autonome ‘Cybercab’ në konferencën VivaTech 2025 në Paris

Taksia autonome ‘Cybercab’, që tërhoqi vëmendje të konsiderueshme nga pjesëmarrësit, nuk ka timon apo pedale dhe është projektuar për të funksionuar plotësisht në mënyrë autonome

Abdulbesar Ademi  | 12.06.2025 - Përdıtësım : 12.06.2025
Tesla prezanton taksinë autonome ‘Cybercab’ në konferencën VivaTech 2025 në Paris

Paris

Kompania e automobilave Tesla ka prezantuar automjetin e saj të ri plotësisht autonom ‘Cybercab’ në konferencën e teknologjisë VivaTech 2025 në Paris, raporton Anadolu.

Taksia autonome ‘Cybercab’, që tërhoqi vëmendje të konsiderueshme nga pjesëmarrësit, nuk ka timon apo pedale dhe është projektuar për të funksionuar plotësisht në mënyrë autonome.

Automjeti me ngjyrë ari mat ka një kapacitet për të transportuar dy pasagjerë njëkohësisht, ndërkohë që Tesla ka paralajmëruar se do të prezantojë modele të reja në vitet e ardhshme që do të akomodojnë më shumë pasagjerë.

Kompania planifikon të nisë prodhimin masiv të automjetit ‘Cybercab’ në vitin 2026, i projektuar posaçërisht për përdorim si robotaksi

Tesla ka testuar shërbimin e saj të robotaksive me punonjësit në Gjirin e Kalifornisë që nga viti i kaluar, me shoferë sigurie të gatshëm për të ndërhyrë nëse është e nevojshme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.