Teleskopi hapësinor James Webb zbulon një satelit të ri përreth Uranit
- Teleskopi Hapësinor James Webb i Administratës së Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) të SHBA-së, ka zbuluar një satelit të vogël të ri që rrotullohet rreth Uranit

Ankara
ANKARA (AA) - Teleskopi Hapësinor James Webb i Administratës së Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) të SHBA-së, ka zbuluar një satelit të vogël të ri që rrotullohet rreth Uranit, transmeton Anadolu.
Në deklaratën e faqes së internetit të NASA-s thuhet se teleskopi James Webb fotografoi një satelit të ri gjatë vëzhgimeve të tij të Uranit në shkurt.
Sateliti në fjalë është 10 kilometra i gjerë ndërsa madhësia e tij e vogël dhe ndriçimi i ulët mund ta kenë penguar fotografimin e tij deri më tani.
Urani dihet se ka 28 satelitë, secila e emëruar sipas personazheve nga William Shakespeare dhe Alexander Pope.
Sateliti i ri që u zbulua nuk ka ende një emër.