TEKNOFEST TRNC pret 62 mijë vizitorë në ditën e parë
Në kuadër të festivalit mbahen gjithashtu demonstrime fluturimi me mjete ajrore vendase dhe kombëtare

Lefkosha
Festivali i aviacionit, hapësirës dhe teknologjisë, TEKNOFEST, që mbahet në Republikën Turke të Qipros Veriore (TRNC), priti 62 mijë vizitorë në ditën e parë të tij, raporton Anadolu.
TEKNOFEST, festivali më i madh në botë i aviacionit, hapësirës dhe teknologjisë, ku Agjencia Anadolu (AA) është partneri global i komunikimit, mirëpret vizitorët e tij në TRNC.
Festivali organizohet në aeroportin e vjetër "Ercan" nën kujdesin e Presidencës së TRNC-së, nën udhëheqjen kryesore të Fondacionit Ekipi Teknologjik i Türkiyes (Fondacioni T3) dhe Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë, së bashku me 132 institucione të interesuara.
Sipas informacionit të siguruar nga gazetari i AA-së, në ditën e tij të parë festivalin e vizituan 62 mijë njerëz. Aktivitete me temë teknologjinë po bashkojnë studentët dhe të rinjtë në 116 stenda në festival, i cili filloi dje dhe do të presë vizitorë deri më 4 maj.
Në kuadër të festivalit mbahen gjithashtu demonstrime fluturimi me mjete ajrore vendase dhe kombëtare.
Në kuadër të organizimit, së bashku me zonat e aktiviteteve në panair vizitorëve u ofrohen gara teknologjike, punëtori për grup moshën 6-14 vjeç në Rrugën e shkencës (Science Street), ekspozitë e mjeteve ajrore, shfaqje filmash në planetarium, zona e përvojës së operacionit paqësor në Qipro, zona e ekspozitës së luftës kombëtare të organizatës turke të rezistencës, ekspozitë hapësinore, zona e përvojës XR, zona përvoje simulimi, aktivitete fluturimi të parë dhe fluturimi me pedale me studentë, shfaqje shkencore, eventi Sahne Senin (Skena është e jotja), biseda, shfaqje në skenën kryesore dhe shumë aktivitete të tjera.
Për të hyrë në TEKNOFEST TRNC, ku pjesëmarrja është falas, vizitorët duhet të regjistrohen nëpërmjet faqes së internetit të TEKNOFEST.
Derisa duhet të krijohet një biletë e veçantë për secilin pjesëmarrës, regjistrimi për fëmijët nën moshën 7-vjeç nuk është i nevojshëm.
Vizitorët mund të hyjnë dhe të dalin në zonën e festivalit midis orës 09:00-19:00.