Shkencë dhe Teknologji

Rusia dërgon anije kozmike pa pilot në Hapësirë

Nisja, e cila u krye nga baza hapësinore Baikonur në Kazakistan u transmetua drejtpërdrejt në faqen zyrtare të Agjencisë Federale Ruse të Hapësirës (ROSCOSMOS)

Meiramgul Kussainova  | 28.10.2021 - Përdıtësım : 28.10.2021
Rusia dërgon anije kozmike pa pilot në Hapësirë

Nur Sultan

Anija kozmike e ngarkesave pa pilot Progress MS-18 i Rusisë u lëshua nga baza hapësinore Baikonur në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nisja, e cila u krye nga baza hapësinore Baikonur në Kazakistan u transmetua drejtpërdrejt në faqen zyrtare të Agjencisë Federale Ruse të Hapësirës (ROSCOSMOS).

Me 560 kilogramë karburant, 420 litra ujë të pijshëm dhe 1.490 kilogramë materiale teknike, mjeti i ngarkesave pa pilot Progress MS-18 më 30 tetor pritet të mbërrijë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS).

ROSCOSMOS u krijua me bashkëpunimin e përbashkët të Agjencisë Amerikane të Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA), Agjencisë Hapësinore Evropiane (ESA), Agjencisë Kanadeze të Hapësirës (CSA) dhe Agjencisë Japoneze të Kërkimit Hapësinor (JAXA).

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın