Shkencë dhe Teknologji

Pierre Agostini, Ferenc Krausz dhe Anne L'Huillier, fitues të Çmimit Nobel në Fizikë 2023

Në konferencën për shtyp u tha se Agostini, Krausz dhe L’Huillier kanë zbuluar një mënyrë për të krijuar impulse të shkurtra drite që mund të përdoren për të matur proceset në të cilat elektronet lëvizin ose ndryshojnë energjinë

Ecem Şahinli Ögüç  | 03.10.2023 - Përdıtësım : 04.10.2023
Pierre Agostini, Ferenc Krausz dhe Anne L'Huillier, fitues të Çmimit Nobel në Fizikë 2023

Ankara

Fizikani amerikan Pierre Agostini, fizikani hungarez Ferenc Krausz dhe fizikania franceze Anne L’Huillier fituan Çmimin Nobel në Fizikë për vitin 2023 për punën e tyre mbi dinamikën e elektroneve në materie, raporton Anadolu.

Në konferencën për shtyp të mbajtur në Akademinë Mbretërore Suedeze të Shkencave, çmimi Nobel në Fizikë u nda për shkencëtarët Agostini, Krausz dhe L’Huillier, të cilët zbuluan "metoda eksperimentale për prodhimin e impulseve të dritës në atosekondë, kuintiliontën e sekondës, që është njësia më e vogël e kohës, për studimin e dinamikës së elektroneve në materie".

Në konferencën për shtyp u tha se Agostini, Krausz dhe L’Huillier kanë zbuluar një mënyrë për të krijuar impulse të shkurtra drite që mund të përdoren për të matur proceset në të cilat elektronet lëvizin ose ndryshojnë energjinë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın