"Panairi Ndërkombëtar i Industrisë së Mbrojtjes në Stamboll, qendër e vëmendjes globale"
Panairi Ndërkombëtar i Industrisë së Mbrojtjes në Stamboll po pret ministra, shefa të shtabeve, komandantë dhe përfaqësues të lartë nga 103 vende

Stamboll
Panairi Ndërkombëtar i Industrisë së Mbrojtjes (IDEF 2025) në Stamboll, i cili ekspozon produkte vendase, është bërë qendër e vëmendjes globale, sipas drejtorit të përgjithshëm të Fondacionit të Forcave të Armatosura Turke (TSKGV), Bilal Topçu, raporton Anadolu.
"Treguesi më i rëndësishëm i kësaj është se pjesëmarrja e delegacioneve të huaja në panairin tonë ka arritur nivele rekord", tha Topçu.
Edicioni i 17-të i panairit gjashtëditor të mbrojtjes, i cili u hap të martën, po mbahet njëkohësisht në Qendrën e Panaireve të Stambollit, Aeroportin Atatürk, Hotelin Wow dhe Marinën Atakoy.
Eventi, organizohet nga Panairet KFA me mbështetjen e Sekretariatit të Industrive të Mbrojtjes të Turqisë (SSB) dhe Fondacionit të Forcave të Armatosura Turke dhe Agjencia Anadolu si partnerin global të komunikimit.
Gjithashtu eventi po pret më shumë se 900 kompani vendase dhe 400 kompani të huaja të mbrojtjes.
Duke folur në ceremoninë e hapjes, Topçu tha se IDEF po ekspozon produkte që tregojnë suksesin e Turqisë në fushën e mbrojtjes në arenën globale.
Ai duke përmendur edicionin e parë të panairit në vitin 1993, tha se ishte një ngjarje modeste, por është bërë një burim krenarie për industrinë turke të mbrojtjes.
- IDEF shërben si platformë strategjike
Haluk Görgün, presidenti i SSB-së, tha se IDEF nuk është vetëm një zonë ku ekspozohen produkte; është gjithashtu një platformë strategjike ku bashkohen idetë, diskutohen teknologjitë dhe nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi.
Ai tha se sot, produktet vendase të zhvilluara dhe të prodhuara nga industria turke e mbrojtjes përdoren me sukses nga Forcat e Armatosura Turke dhe forcat e sigurisë në operacionet kundër terrorizmit dhe në operacionet vendase dhe ndërkombëtare.
"Progresi i bërë nga industria turke e mbrojtjes në vitet e fundit ka siguruar që platformat, sistemet dhe aftësitë e kompanive tona të jenë të kërkuara në tregjet e huaja në shumë fusha", shtoi ai.
"Numri i vendeve në të cilat eksportojmë produktet tona të industrisë së mbrojtjes ka arritur në 185. Shumëllojshmëria e produkteve të eksportuara, duke përfshirë UAV-të, automjetet tokësore dhe platformat detare, ka arritur në 230, dhe produktet turke të industrisë së mbrojtjes kanë filluar të zënë vend qendror në arenën globale", tha ai.
- IDEF 2025 i projektuar për të kontribuar në paqen botërore
Ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Güler, tha se "është fakt që sistemet vendase, kombëtare, origjinale, inovative dhe moderne të industrisë sonë të mbrojtjes i shtojnë forcë ushtrisë sonë të lavdishme, duke dhënë kontribute të rëndësishme në ekonominë tonë dhe duke forcuar ndikimin e vendit tonë në arenën ndërkombëtare".
Ai tha se në botën e sotme, ku zhvillimet në fushën e sigurisë janë bërë më komplekse dhe të paqarta, të kesh forca të armatosura moderne dhe të fuqishme dhe një industri të përparuar mbrojtëse është një nga mjetet më kritike për vendosjen e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm.
Güler tha se industria e mbrojtjes është në ballë të fushave në të cilat po zhvillohen këto marrëdhënie.
"Në thelb, në mjedisin aktual të sigurisë, vendet po përpiqen të zgjidhin problemet globale dhe rajonale jo me kapacitetet e tyre, por përmes partneriteteve dhe bashkëpunimit me organizatat ndërkombëtare", tha ai.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.