Shkencë dhe Teknologji

Një kompani private synon të zbarkojë anije kozmike në Hënë

Nëse misioni shkon siç është planifikuar, anija kozmike do të zbresë në Hënë më 26 prill, njoftoi kompania Ispace

Riyaz Khaliq Khaliq  | 12.04.2023 - Përdıtësım : 13.04.2023
Një kompani private synon të zbarkojë anije kozmike në Hënë

Istanbul

Kompania start-up nga Japonia, Ispace, ka bërë të ditur se anija kozmike "Hakuto-R Mission 1" pritet të zbarkojë në sipërfaqen e Hënës në fund të prillit, duke e bërë atë kompaninë e parë private në botë që arrin të dërgojë një mjet në Hënë, transmeton Anadolu.

Anija kozmike u lançua në dhjetor nga Stacioni i Forcave Hapësinore Cape Canaveral në Florida, SHBA, me një raketë SpaceX Falcon 9 dhe po rrotullohet rreth Hënës që nga marsi, duke kapur imazhet e Hënës.

Nëse misioni shkon siç është planifikuar, anija kozmike do të zbresë në Hënë më 26 prill, tha Ispace në një deklaratë.

"Ajo që kemi arritur deri tani është tashmë një arritje e madhe dhe ne po i zbatojmë mësimet e nxjerra nga ky fluturim në misionet tona të ardhshme. Skena është vendosur. Mezi pres të jem dëshmitar i kësaj dite historike, duke shënuar fillimin e një epoke të re të misioneve komerciale hënore", tha Takeshi Hakamada, themelues dhe shef ekzekutiv i Ispace.

Një transmetim i drejtpërdrejtë nga Tokio është planifikuar për ditën e zbarkimit, tha kompania, duke shtuar se më shumë detaje do të njoftohen së shpejti.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın