NASA humb kontaktin me anijen kozmike në planetin Mars
Agjencia Amerikane e Hapësirës (NASA) njoftoi se ka humbur komunikimin me anijen kozmike Maven, e cila ka kryer kërkime atmosferike në planetin Mars për gati 10 vjet
Istanbul
Agjencia Amerikane e Hapësirës (NASA) njoftoi se ka humbur komunikimin me anijen kozmike Maven, e cila ka kryer kërkime atmosferike në planetin Mars për gati 10 vjet, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga NASA thuhet se Maven, e cila papritmas ndaloi dërgimin e të dhënave në stacionet tokësore gjatë fundjavës, po funksiononte normalisht përpara se të kalonte pas Marsit.
Bëhet e ditur se nuk është mundur të merret asnjë sinjal nga Maven kur ai u bë përsëri i dukshëm pas Planetit të Kuq. Deklarata tregon se hetimet për shkakun e ndërprerjes së komunikimit me anijen kozmike janë duke vazhduar.
I lëshuar në vitin 2013, Maven arriti në Mars në vitin 2014 dhe filloi të studionte atmosferën e sipërme të planetit dhe ndërveprimin e tij me erërat diellore. Përveç misionit shkencor, Maven shërbeu si një satelit transmetimi komunikimi për Curiosity dhe Perseverance, dy mjetet e eksplorimit të NASA-s në Mars.
Shkencëtarët thonë se Marsi humbi pjesën më të madhe të atmosferës së tij gjatë miliarda viteve për shkak të ndikimeve diellore, duke e transformuar atë nga një mjedis i nxehtë dhe i lagësht në një botë të ftohtë dhe të thatë.
