Shkencë dhe Teknologji

Misioni "SpaceX Crew-11" i NASA-s mbërrin në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar

Katër astronautët nga SHBA-ja, Japonia dhe Rusia do të kryejnë kërkime shkencore në bordin e laboratorit në orbitë, duke përfshirë studime mbi qelizat burimore dhe biologjinë e bimëve.

Beril Çanakcı  | 02.08.2025 - Përdıtësım : 02.08.2025
Misioni "SpaceX Crew-11" i NASA-s mbërrin në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar

Stamboll

Astronautët e “SpaceX Crew-11” mbërritën në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, njoftoi sot NASA, transmeton Anadolu.

Ekipi i “Crew-11” u ngrit në bordin e një rakete “SpaceX Falcon 9” nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s në Florida të premten.

Mbërritja shënoi fillimin e një misioni gjashtëmujor gjatë të cilit katër astronautët nga SHBA-ja, Japonia dhe Rusia do të kryejnë kërkime shkencore në bordin e laboratorit në orbitë, duke përfshirë studime mbi qelizat burimore dhe biologjinë e bimëve.

NASA mirëpriti ekuipazhin e ri, duke thënë në X: “Mirë se vini në Stacionin Hapësinor, ‘Crew-11’”.

Agjencia hapësinore amerikane transmetoi drejtpërdrejt misionin dhe ceremoninë e mirëseardhjes.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın