Microsoft zhvillon shërbimet e sigurisë kibernetike me mjetet e inteligjencës artificiale
Mjetet do të fokusohen në detyra të tilla si peshkimi (phishing), përpunimi i sinjalizimeve për humbjen e të dhënave, prioritizimi i ngjarjeve kritike dhe monitorimi i dobësive të sigurisë

Ankara
Kompania amerikane e teknologjisë Microsoft ka njoftuar se do të shtojë 11 mjete të reja të bazuara në inteligjencën artificiale (AI) në shërbimin e saj "Security Copilot", në një përpjekje për të lehtësuar disa nga detyrat sfiduese dhe të përsëritura për ekipet e sigurisë kibernetike, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë në faqen e internetit të Microsoft, u njoftua se shërbimi i sigurisë "Security Copilot" u zhvillua me një sërë mjetesh që punojnë me sistemet e AI-së.
Në deklaratë thuhet se janë dizajnuar 11 komponentë të rinj të softuerit të bazuar në AI për të ndihmuar në mënyrë autonome ekipet e sigurisë kibernetike me disa detyra sfiduese dhe të përsëritura, duke shtuar se 6 prej këtyre mjeteve do të jenë në dispozicion si një version demo në muajin prill.
Mjetet do të fokusohen në detyra të tilla si peshkimi (phishing), përpunimi i sinjalizimeve për humbjen e të dhënave, prioritizimi i ngjarjeve kritike dhe monitorimi i dobësive të sigurisë, thuhet në deklaratë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.