Meta mund të përballet me gjoba dhe të detyrohet të financojë gazetarinë australiane sipas një plani të ri
- Plani i qeverisë federale do të vendosë tarifa për platformat e mediave sociale dhe motorët e kërkimit që refuzojnë të arrijnë marrëveshje me botuesit lokal të lajmeve
Stamboll
Kompania Meta me seli në SHBA dhe kompani të tjera teknologjike mund të detyrohen të financojnë gazetarinë në Australi ose të përballen me gjoba sipas një plani të propozuar nga Partia Laburiste, transmeton Anadolu.
Plani vë në shënjestër platformat që refuzojnë marrëveshjet me mediat.
Plani i qeverisë federale do të vendosë tarifa për platformat e mediave sociale dhe motorët e kërkimit që refuzojnë të arrijnë marrëveshje me botuesit lokal të lajmeve.
Sipas ndihmës ministrit të Thesarit, Daniel Mulino, platformat që përfitojnë të paktën 250 milionë dollarë australianë në Australi do të jenë subjekt i rregullave të reja, pavarësisht nëse publikojnë ose jo përmbajtje lajmesh.
Mulino nuk pranoi ta quajë masën një gjobë, duke theksuar se “nxitja” synon të mbështesë gazetarinë e qëndrueshme në Australi.
Ai tha se ka për qëllim të inkurajojë kompanitë e teknologjisë të arrijnë marrëveshje me botuesit e lajmeve dhe jo të gjenerojnë të ardhura për qeverinë.
Meta, pronar i Facebook-ut dhe Instagram-it, ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshje të reja sipas kodit ekzistues, ndërsa Google ka rinovuar disa marrëveshje me botuesit, megjithëse me çmime më të ulëta.
Kompanitë e teknologjisë mund t’i shmangen rregullave aktuale duke hequr plotësisht përmbajtjen e lajmeve nga platformat e tyre, siç bëri Meta në Kanada në vitin 2023.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
