Kompania turke Roketsan shfaq municionet "Eren" gjatë panairit në Arabinë Saudite
Prodhuesi kryesor i sistemeve të municioneve dhe raketave në Turqi mori pjesë në Panairin Botëror të Mbrojtjes (WDS) 2026 në kryeqytetin saudit Riad, me një portofol të gjerë produktesh
Ankara
Kompana turke e mbrojtjes Roketsan të mërkurën shfaqi për herë të parë municionin e saj të ri me shpejtësi të lartë dhe shumëfunksional "Eren" në Panairin Botëror të Mbrojtjes (WDS) 2026 në kryeqytetin saudit Riad, raporton Anadolu.
Prodhuesi kryesor i sistemeve të municioneve dhe raketave në Turqi mori pjesë në ekspozitën që mbahet nga 8 deri në 12 shkurt me një portofol të gjerë produktesh, duke përfshirë municionet e saj mini inteligjente MAM-C, MAM-L dhe MAM-T; raketën balistike supersonike ajër-tokë UAV-230; armën antitank me rreze të shkurtër veprimi Karaok; raketën lundruese Cakir; municionin e rezistencës SOM; sistemin raketor të mbrojtjes ajrore Sungur; raketën e mbrojtjes ajrore Hisar-O; dhe sistemin e mbrojtjes ajrore dhe raketore me rreze të gjatë veprimi Siper.
Roketsan gjithashtu prezantoi raketat Bora, TRG-230 dhe TRG-300, së bashku me sistemin e lëshimit të raketave taktike KMC dhe sistemin celular të mbrojtjes ajrore Burc.
I zhvilluar nga koncepti në produkt operativ në më pak se një vit, municioni i ri "Eren" u testua në mjetin ajror luftarak shumëfunksional pa pilot Bayraktar Akinci, tha kompania.
Municioni me shpejtësi të lartë rrëshqitës, i cili pritet të hyjë në prodhim masiv këtë vit, është projektuar për të përmbushur nevojat operacionale të Forcave të Armatosura Turke, si dhe të vendeve mike dhe aleate të Turqisë.
"Eren" mund të lëshohet nga mjete ajrore pa pilot - ose UAV - helikopterë, mjete tokësore, sisteme tokësore dhe platforma detare. Është i aftë të godasë objektiva ajrore me shpejtësi të ulët, si dhe objektiva tokësore të blinduara dhe të pablinduara.
Municioni përmban aftësi të përparuara udhëzimi dhe ka një rreze veprimi që tejkalon 100 kilometra, sipas Roketsan.
"Ne synuam të zhvillonim një municion me kosto efektive të aftë për të goditur objektiva ajër-tokë, tokë-tokë dhe tokë-ajër," tha CEO i Roketsan, Murat Ikinci.
"Municioni Eren do të rrisë ndjeshëm fuqinë goditëse të UAV-ve tona dhe do të mundësojë angazhime shumë efektive nga platformat tokësore, duke përfshirë sistemet autonome, automjetet e blinduara dhe strehimoret", shtoi ai.
Murat Ikinci tha se algoritmet e inteligjencës artificiale dhe sensorët e avancuar të kontrollit të fluturimit të integruar në municion, të kombinuara me motorin e tij turbojet, hapin derën për një segment të ri operacional.
Ai shtoi se përpjekjet e integrimit janë duke vazhduar për automjetet tokësore pa pilot, platformat e blinduara, UAV-të dhe sistemet e mbrojtjes ajrore të afërta, me integrim të mundshëm në të ardhmen edhe në avionë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
