Shkencë dhe Teknologji

Kina lançon satelit për analiza mjedisore nga hapësira

"Sateliti i quajtur ‘Yunhai-1 02’ do të përdoret për zbulimin e mjedisit atmosferik, atë detar dhe hapësinor, si dhe për kontrollin e katastrofave dhe eksperimenteve të tjera shkencore", thekson raportimi i agjencisë Xinhua

Riyaz ul Khaliq  | 25.09.2019 - Përdıtësım : 26.09.2019
Kina lançon satelit për analiza mjedisore nga hapësira

Ankara

Kina ka lançuar një satelit të ri për të vlerësuar mjedisin e Tokës nga hapësira, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç raporton agjencia e lajmeve Xinhua, në bordin e raketës transportuese, sateliti u lançua mëngjesin e sotëm nga qendra e lançimeve të satelitëve ‘Jiuquan’ në veriperëndim të Kinës.

"Sateliti i quajtur ‘Yunhai-1 02’ do të përdoret për zbulimin e mjedisit atmosferik, atë detar dhe hapësinor, si dhe për kontrollin e katastrofave dhe eksperimenteve të tjera shkencore", thekson raportimi i agjencisë Xinhua.

Më tej, bëhet e ditur se raketa satelitore dhe transportuesi ishte zhvilluar nga Akademia kineze Shanghai e Teknologjisë së Fluturimit në Hapësirë.

Të hënën e kaluar, Kina dërgoi dy satelitë të tjerë në hapësirë, në kuadër të sistemit të saj satelitor të navigimit BeiDou (BDS), që ofron shërbime të mbulimit dhe navigimit për klientët në Azi-Paqësor.

Ndërkohë, Kina po ashtu nisi anijen e saj të parë sulmuese të Marinës së Ushtrisë Çlirimtare të Popullit Kinez (PLA) në Shanghai.

Sipas agjencisë Xinhua, anija ka një kapacitet të fuqishëm në operacione afibe dhe kryerjen e detyrave të ndryshme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın