Shkencë dhe Teknologji

Japonia dërgon raketë furnizuese në hapësirë

Nisja e raketës u pezullua për shkak të zjarrit që shpërtheu në platformën e lançimit

Riyaz ul Khaliq  | 25.09.2019 - Përdıtësım : 26.09.2019
Japonia dërgon raketë furnizuese në hapësirë

Ankara

Pas dështimit të lançimi të planifikuar dy javë më parë për shkak të shpërthimit të zjarrit, Japonia të mërkurën dërgoi me sukses raketën pa pilot me anijen kozmike të ngjitur në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), transmeton Anadolu Agency (AA).

Mitsubishi Heavy Industries Ltd nisi raketën H-2B që transportonte anijen e Agjencisë së Hulumtimit të Hapësirës Ajrore të Japonisë "Kounotori 8" nga Qendra Hapësinore Tanegashima në provincën Kagoshima në jugperëndim të Japonisë rreth orës 01.05 pas mesnate sipas kohës lokale (16:05 sipas kohës të Evropës Qendrore të martën), raportoi agjencia e lajmeve Kyodo.

Më 11 shtator, zjarri kishte shpërthyer në platformën e lançimit të raketës, disa orë para lançimit, i cili më pas u pezullua. 

Anija kozmike "Kounotori 8" ose "lejleku i bardhë" do të dërgojë rreth 5.3 ton furnizime për astronautët në ISS, përfshirë ushqime dhe ujë, si dhe bateritë dhe pajisjet e nevojshme për eksperimente. 

Hetimet përcaktuan se flakët, të cilat shpërthyen rreth 3 orë para lançimit, u shkaktuan nga niveli i lartë i oksigjenit të lëngshëm të ftohësit të motorit. 

Raporti më tej shton se lançimi ishte planifikuar për të martën, por ishte shtyrë përsëri për të shmangur afrimin me anijen kozmike ruse Soyuz që do të lançohej të njëjtën ditë. 






Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.