Shkencë dhe Teknologji

Italia gjobit platformën TikTok me 10 milionë euro për dështimin në mbrojtjen e të miturve

"Kompania ka dështuar të zbatojë mekanizmat e duhur për të monitoruar përmbajtjen e publikuar në platformë, veçanërisht ato që mund të kërcënojnë sigurinë e të miturve dhe individëve të cenueshëm", njoftoi autoriteti italian i konkurrencë

Burak Bir  | 14.03.2024 - Përdıtësım : 15.03.2024
Italia gjobit platformën TikTok me 10 milionë euro për dështimin në mbrojtjen e të miturve

Londër

Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregut i Italisë ka gjobitur platformën popullore të videove të shkurtra TikTok me 10 milionë euro për dështimin e saj për të mbrojtur të miturit, transmeton Anadolu.

Gjoba u vendos nga Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregut për tre kompani në grupin Bytedance Ltd, respektivisht për kompanitë ‘TikTok Technology Limited’, ‘TikTok Information Technologies UK Limited’ dhe TikTok Italy Srl’.

"Kompania ka dështuar të zbatojë mekanizmat e duhur për të monitoruar përmbajtjen e publikuar në platformë, veçanërisht ato që mund të kërcënojnë sigurinë e të miturve dhe individëve të cenueshëm", njoftoi autoriteti italian i konkurrencës.

Në njoftim thuhet se shpërndarja e disa përmbajtjeve, të tilla si "sfidat" potencialisht të dëmshme, me gjasë kërcënojnë sigurinë psiko-fizike të përdoruesve, veçanërisht nëse ata janë të mitur dhe të pambrojtur.

"TikTok nuk ka marrë masat e duhura për të parandaluar shpërndarjen e një përmbajtje të tillë, duke mos respektuar plotësisht udhëzimet që ka miratuar dhe të cilat ua ka bërë të njohura konsumatorëve duke i siguruar ata se platforma është një hapësirë e sigurt", tha mbikëqyrësi italian.

Gjoba vjen në mes të një presioni në SHBA për të ndaluar aplikacionin TikTok, me një ndalim kombëtar që ka kaluar një dhomë të Kongresit, kryesisht për shqetësimet e privatësisë dhe sigurisë së përdoruesit. Masa pretendon të ndalojë aplikacionin TikTok nëse pronarët e tij kinezë nuk i shesin aksionet e tyre kontrolluese në kompani.

TikTok tashmë është ndaluar në telefonat zyrtarë të qeverisë në shumë vende.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın