Shkencë dhe Teknologji

Forcat Hapësinore Amerikane lançuan raketën e parë

USSF nëpërmjet rrjeteve sociale njoftoi se raketa është lançuar nga Baza Hapësinore Cape Canaverral në shtetin Florida

Emel Gözellik  | 27.03.2020 - Përdıtësım : 01.04.2020
Forcat Hapësinore Amerikane lançuan raketën e parë

Cape Canaveral

Forcat Hapësinore Amerikane (US Space Force – USSF) që u themeluan vitin e kaluar në SHBA, lançuan raketën e parë në hapësirë që bart satelitë komunikimi, transmeton Anadolu Agency (AA).

USSF nëpërmjet rrjeteve sociale njoftoi se raketa është lançuar nga Baza Hapësinore Cape Canaverral në shtetin Florida.

Gjenerali John F. Thompson, Shefi i Qendrës së Sistemeve Hapësinore dhe Raketore tha se pavarësisht pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) raketa Atlas V bashkë me satelitët prej 6.168 kilogramësh janë dërguar në hapësirë.

Forcat Hapësinore Amerikane u themeluan në dhjetor të vitit të kaluar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın