Turqia, Shkencë dhe Teknologji

Droni luftarak turk "Bayraktar AKINCI" përfundon me sukses testin e shkrepjes së raketës supersonike

E zhvilluar nga Roketsan, raketa UAV-122 ka saktësi të lartë, mbështetje të shpejtë të fuqisë së zjarrit, opsione të orbitës në lartësi të ulët/lartë dhe manovrim të lartë

Alperen Aktaş  | 14.03.2024 - Përdıtësım : 14.03.2024
Droni luftarak turk "Bayraktar AKINCI" përfundon me sukses testin e shkrepjes së raketës supersonike

Istanbul

Mjeti ajror luftarak pa pilot (UAV) i Türkiyes, Bayraktar AKINCI, përfundoi me sukses testin e gjuajtjes së raketës supersonike UAV-122, raporton Anadolu.

Prodhuesi turk i dronëve Baykar shkroi në “X” rreth zhvillimit dhe ndau pamjet e testit të qitjes.

E zhvilluar nga Roketsan, raketa UAV-122 ka saktësi të lartë, mbështetje të shpejtë të fuqisë së zjarrit, opsione të orbitës në lartësi të ulët/lartë dhe manovrim të lartë.

Shefi i teknologjisë i Baykar, Selcuk Bayraktar, ndau pamjet e testit të shkrepjes të kryer nga Bayraktar AKINCI me një raketë UAV-122 nga llogaria e tij “X” nën titullin “Epoka e Artë e Aviacionit Turk”.

Murat İkinci, menaxher i përgjithshëm i Roketsan, gjithashtu tha në “X”: “Ne përparojmë me krenari në rrugën e hartuar me teknologjinë tonë kombëtare”.

“Raketat tona UAV-122 përfunduan me sukses testin e qitjes të kryer nga UAV AKINCI. Përgëzoj të gjithë ata që ishin të përfshirë”, shtoi ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın