Shkencë dhe Teknologji

Dizajnuesi kryesor Jony Ive i Apple largohet nga kompania pas 27 vitesh

Njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të Stive Jobs ka vendosur të braktisë Apple në të cilën gjatë tre dekadave të fundit ka qenë njeriu më meritor për dukjen e iPhone, iMac, iPod dhe prodhimeve tjera

Tolga Yanık  | 28.06.2019 - Përdıtësım : 02.07.2019
Dizajnuesi kryesor Jony Ive i Apple largohet nga kompania pas 27 vitesh

Stamboll

Dizajnuesi kryesor i kompanisë amerikane Apple, Jony Ive, pas 27 vitesh do të braktisë kompaninë, transmeton Anadolu Agency (AA)

Shtëpia mediale britanike BBC lajmëron se njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të Stive Jobs ka vendosur të braktisë Apple në të cilën gjatë tre dekadave të fundit ka qenë njeriu më meritor për dukjen e iPhone, iMac, iPod dhe prodhimeve tjera.

Burimi i njëjtë lajmëron se Ive planifikon të hap kompani të vet.

Kreu aktual i Apple, Tim Cook, tha se Ive ka pasur një rol të pakontestueshëm në zhvillimin e kompanisë dhe prodhimeve të saj.

Themeluesi i Apple, Steve Jobs, disa herë ka folur se Ive-n e konsideron si shpirtin binjak. Ive në krye të departamentit për dizajn në Apple erdhi në vitin 1996 dhe luajti rol kryesor në kapërcimin e krizës së atëhershme financiare të kompanisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın