Belgjika prezanton aplikacion të sigurt për mesazhe për zyrtarët, zëvendëson platformat ekzistuese
Aplikacioni, i quajtur Beam, është zhvilluar nga kompania belge "Belgian Secure Communications" e mbështetur nga shteti dhe pritet të përdoret nga rreth 750 mijë nëpunës civilë dhe personel ushtarak
Gjenevë
Belgjika ka nisur përdorimin e një aplikacioni të ri të sigurt për komunikim në sektorin publik, duke zëvendësuar platforma si WhatsApp dhe Messenger, transmeton Anadolu.
Siç raporton agjencia e lajmeve Belga, aplikacioni, i quajtur Beam, është zhvilluar nga kompania belge "Belgian Secure Communications" e mbështetur nga shteti dhe pritet të përdoret nga rreth 750 mijë nëpunës civilë dhe personel ushtarak.
Stafi i mbrojtjes dhe inteligjencës tashmë ka nisur përdorimin e sistemit, ndërsa një shtrirje më e gjerë pritet të fillojë javën e ardhshme.
Ky hap reflekton shqetësimet në rritje të autoriteteve se platformat e përdorura gjerësisht të mesazheve mund të ekspozojnë informacione të ndjeshme ndaj qeverive të huaja ose kërcënimeve kibernetike.
Sipas raportit, Beam është projektuar për të adresuar këto rreziqe duke kufizuar qasjen vetëm për përdorues të verifikuar qeveritarë dhe duke ruajtur të gjitha të dhënat në serverë të sigurt brenda Belgjikës.
Raporti shton se sistemi ka kaluar testime të gjera nga hakerë etik dhe kompani sigurie pa u komprometuar.
Projekti vjen pas rritjes së shqetësimeve për sigurinë në vend që nga sulmet terroriste të vitit 2016, të cilat çuan në forcimin e mbrojtjes së komunikimeve zyrtare.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
