Shkencë dhe Teknologji

Astronomët zbulojnë një ekzoplanet "super-Tokë" 18 vite dritë larg Tokës

Sipërfaqja e planetit mund të ketë temperaturë të përshtatshme për ekzistencën e ujit të lëngshëm dhe se kjo është një nga kushtet themelore për jetën

Elif Gültekin Karahacıoğlu  | 24.11.2025 - Përdıtësım : 24.11.2025
Astronomët zbulojnë një ekzoplanet "super-Tokë" 18 vite dritë larg Tokës

Ankara

Studiues nga Universiteti i Kalifornisë në SHBA, kanë zbuluar një ekzoplanet të ri "super-Tokë" në zonën e banueshme të një ylli xhuxh M të vendosur 18 vite dritë larg Tokës, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit në faqen "Science Daily", astronomët nga Universiteti i Kalifornisë kanë zbuluar një "super-Tokë" të re në zonën e banueshme të një ylli xhuxh M të vendosur 18 vite dritë larg Tokës.

Planeti, i identifikuar duke përdorur të dhënat e marra nga dy instrumente të ndjeshme që ndihmojnë në identifikimin e ekzoplanetëve, është emëruar "GJ 251 c".

Studimi vë në dukje se instrumentet vëzhguese me precizitet të lartë zbuluan ekzoplanetin që tërhiqej pak nga ylli xhuxh M dhe se planeti mund të ketë një strukturë shkëmbore të ngjashme me Tokën.

Sipërfaqja e planetit mund të ketë temperaturë të përshtatshme për ekzistencën e ujit të lëngshëm dhe se kjo është një nga kushtet themelore për jetën. Planeti i quajtur GJ 251 c, është disa herë më i madh se Toka dhe ndodhet në një rajon relativisht të afërt të Galaktikës së Rrugës së Qumështit.

"Ne kemi zbuluar kaq shumë ekzoplanetë sa zbulimi i një të riu nuk është më aq problem i madh", tha Paul Robertson, një nga studiuesit e studimit. "Por, ajo që e bën këtë veçanërisht të vlefshëm është se ylli i tij mëmë është vetëm 18 vite dritë larg, praktikisht pranë nesh në një shkallë kozmike", shtoi ai.

Gjetjet e studimit u botuan në revistën "The Astronomical Journal".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.