Turqia po heton shërbimin Spotify për efekte anti-konkurruese
- Bordi i Konkurrencës i Turqisë tha se strategjitë dhe politika e Spotify shkaktojnë ndikime anti-konkurruese në industrinë e muzikës
Istanbul
STAMBOLL (AA) - Bordi i Konkurrencës i Turqisë ka vendosur të hetojë shërbimin e transmetimit të muzikave online Spotify për efekte anti-konkurruese, transmeton Anadolu.
Bordi tha se strategjitë dhe politika e Spotify shkaktojnë ndikime anti-konkurruese në industrinë e muzikës.
Bordi do të vlerësojë në detaje nëse transmetuesi ka shkelur ligjin duke u angazhuar në praktika që ndërlikojnë operacionet e rivalëve të tij në tregun e shërbimeve të transmetimit të muzikës online ose që ndikojnë në shpërndarjen e honorarëve që u paguhen palëve të ndryshme në kuadër të marrëdhënieve të saj të licencimit.
Gjithashtu do të hetohet diskriminimi i mundshëm midis artistëve dhe krijuesve të përmbajtjes në platformë në mënyra të ndryshme, duke përfshirë dukshmërinë e tyre në platformë.
Spotify ka pohuar se po kryen të gjitha operacionet në përputhje me kërkesat ligjore.
