Studiuesit zbulojnë tatuazhe të sofistikuara në një mumie të lashtë 2.500-vjeçare
- Në parakrahun e djathtë të gruas ishte një dre, ndërsa rreth kokës një leopard, si dhe në krahun e saj të majtë ishte një grifë - kafshë mitike me trup luani, kokë shqiponje - që luftonte me një dre
Ankara
ANKARA (AA) - Studiuesit kanë zbuluar se tatuazhet e gjetura në një kufomë 2.500-vjeçare të një gruaje, janë dekorime që janë të vështira për t'u krijuar nga një artist modern i tatuazheve, transmeton Anadolu.
Duke përdorur imazhe me rezolucion të lartë studiuesit shqyrtuan tatuazhet në trupin e një mumie 2.500-vjeçare, të zbuluar në malet Altai të Siberisë në shekullin e 19-të dhe të ruajtur në akull, sipas lajmit të BBC-së.
Studiuesit shqyrtuan tatuazhet e ndërlikuara në trupin e gruas 50-vjeçare, të cilat përfshijnë leopard, dre, gjel dhe një krijesë mitik gjysmë-luan gjysmë-shqiponjë. Ata punuan me artistin e tatuazheve Daniel Riday, i cili eksperimentoi me zbukurimet e lashta të lëkurës mbi trupin e vet, për të hetuar saktësisht se si u krijuan tatuazhet.
Studiuesit zbuluan se gruaja, e identifikuar si anëtare e popullit Pazyryk, një popull nomad që hipte në kalë dhe jetonte në stepën e gjerë midis Kinës dhe Evropës, kishte tatuazhe "komplekse dhe të qarta".
Ata shqyrtuan tatuazhin, të cilat konsiderohen të vështira për t'u vizatuar nga një artist modern i tatuazheve, duke përcaktuar se tatuazhet ishin bërë mbi një shabllon.
Në parakrahun e djathtë të gruas ishte një dre, ndërsa rreth kokës një leopard, si dhe në krahun e saj të majtë ishte një grifë - kafshë mitike me trup luani, kokë shqiponje - që luftonte me një dre.
Autori kryesor i studimit, Gino Caspari, nga Institutit për Gjeoantropologji Max Planck dhe Universitetit të Bernës, tha se këto gjetje tregojnë se njerëzit që jetonin në atë kohë jetonin një jetë "të sofistikuar".
Duke theksuar se trupat e përkulur të figurave në tatuazhet dhe skenat e betejave të kafshëve të egra janë tipare tipike të kulturës, Caspari e përshkroi tatuazhin e gjelit në gishtin e madh të gruas si "një stil të paparë dhe intrigues".
Gjetjet e studimit u botuan në revistën "Antiquity".
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
