Shkencë dhe Teknologji

NASA lëshon raketën e parë nga një bazë hapësinore komerciale jashtë SHBA-së

NASA lëshoi një raketë të trefishtë këtë mëngjes nga qendra hapësinore Arnhem, në veri të Australisë

Mehmet Alaca   | 27.06.2022
NASA lëshon raketën e parë nga një bazë hapësinore komerciale jashtë SHBA-së

Ankara

Agjencia amerikane e hapësirës (NASA) për herë të parë ka lëshuar raketë nga një bazë komerciale jashtë territorit të SHBA-së, transmeton Anadolu Agency (AA).

NASA lëshoi raketë të trefishtë mëngjesin e sotëm nga qendra hapësinore Arnhem, në veri të Australisë. Kështu, Arnhem hyri në histori si vendi i parë i lëshimit të raketave të NASA-s nga një bazë hapësinore komerciale jashtë SHBA-së, raporton BBC.

NASA ka njoftuar se nisja do të lejojë që studimet astrofizike të kryhen në hemisferën jugore. Shkencëtarët besojnë se raketat e lëshuara do t'i ndihmojnë ata të studiojnë efektin e dritës së yjeve në banueshmërinë e planetëve të afërt.

Qendra Hapësinore e Arnhemit njihet si vendi i parë dhe i vetëm i lëshimit ekuatorial i operuar komercialisht.

"Ne kemi pasur sukses të jashtëzakonshëm dhe kemi lënë gjurmë të madhe në aventurën australiane të hapësirës", tha Michael Jones, drejtori ekzekutiv i qendrës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın