Turqia, Shkencë dhe Teknologji

Vizitorët e TEKNOFEST-it përjetojnë nga afër sistemin turk të mbrojtjes ajrore "Kupola e Çeliktë"

Në TEKNOFEST Stamboll do të shfaqen KORKUT, EJDERHA, TURAN dhe HISAR, elementë të sistemit të mbrojtjes ajrore "Kupola e Çeliktë" e zhvilluar nga ASELSAN

Tolga Yanık  | 18.09.2025 - Përdıtësım : 18.09.2025
Vizitorët e TEKNOFEST-it përjetojnë nga afër sistemin turk të mbrojtjes ajrore "Kupola e Çeliktë"

Stamboll

Zona e përvojës e "Kupolës së Çeliktë" të kompanisë turke të mbrojtjes ASELSAN, e krijuar si pjesë e TEKNOFEST që po mbahet në Stamboll, u ofron vizitorëve mundësinë për të përjetuar sistemin me teknologji të përparuar, raporton Anadolu.

Ngjarja pesëditore turke e teknologjisë dhe aviacionit TEKNOFEST hapi dyert e saj në metropolin turk Stamboll të mërkurën nën organizimin e Fondacionit të Ekipit të Teknologjisë së Turqisë (T3) dhe Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë të Turqisë. Anadolu shërben si partneri i saj global i komunikimit.

Ndërkohë që në kuadër të festivalit po mbahen shumë aktivitete, nga garat e teknologjisë deri te shfaqjet e fluturimeve, në TEKNOFEST Stamboll do të shfaqen KORKUT, EJDERHA, TURAN dhe HISAR, elementë të sistemit të mbrojtjes ajrore "Kupola e Çeliktë" e zhvilluar nga ASELSAN.

Përveç komponentëve të ekspozuar, festivali përmban një zonë përvoje specifike për "Kupolën e Çeliktë"

Zona e përvojës "Kupola e Çeliktë" u lejon vizitorëve të kuptojnë se si funksionon sistemi.

Duke përdorur teknologji të përparuara të imazherisë, vizitorët mund të shohin se si komponentët e "Kupolës së Çeliktë" mbrojnë nga kërcënimet përmes teknologjisë së filmit të animuar.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.