"TEKNOFEST Istanbul" do të mbahet më 17-21 shtator
- Ministria turke e Industrisë dhe Teknologjisë njoftoi se "TEKNOFEST Istanbul" do të mbahet në aeroportin "Atatürk" më 17-21 shtator

Ankara
ANKARA (AA) - Ministria turke e Industrisë dhe Teknologjisë njoftoi se "TEKNOFEST Istanbul" do të mbahet në aeroportin "Atatürk" më 17-21 shtator, transmeton Anadolu.
Në llogarinë e mediave sociale të ministrisë u bë një postim në lidhje me këtë temë.
Në postim thuhet se "Lajmi i mirë për festivalin që nuk njeh kufij ka mbërritur. 'TEKNOFEST Istanbul' do të mbahet në aeroportin 'Atatürk' më 17-21 shtator. Bëhuni pjesë e këtij emocioni".
- I pari këtë vit u mbajt në TRNC
TEKNOFEST i pari i këtij viti, i cili është festivali më i madh në botë i aviacionit, hapësirës dhe teknologjisë, u mbajt në Republikën Turke të Qipros Veriore (TRNC).
Festivali, i cili priti shumë aktivitete, nga garat e teknologjisë e deri te shfaqjet e fluturimeve më 1-4 maj, u vizitua nga gjithsej 225 mijë persona.
I organizuar 11 herë që nga viti 2018, festivali ka pritur gjithsej 10 milionë e 688 mijë vizitorë, 3 milionë e 672 mijë garues dhe 1 milion e 384 mijë ekipe.