Shkencë dhe Teknologji

Studim: Vegla e re e inteligjencës artificiale parashikon rrezikun e mbi 1.000 sëmundjeve përpara kohe

Modeli i modifikuar parashikon rrezikun e shumë sëmundjeve deri në 20 vjet përpara duke përdorur të dhënat shëndetësore dhe faktorët e stilit të jetës

İlayda Çakırtekin  | 18.09.2025 - Përdıtësım : 18.09.2025
Studim: Vegla e re e inteligjencës artificiale parashikon rrezikun e mbi 1.000 sëmundjeve përpara kohe

Stamboll

Një vegël e ri e inteligjencës artificiale (AI) është e aftë të parashikojë rrezikun e një individi për më shumë se 1.000 sëmundje, në disa raste duke parashikuar rezultatet dekada në të ardhmen, sipas një studimi të kohëve të fundit të publikuar të mërkurën, transmeton Anadolu.

Studimi, i botuar në revistën shkencore "Nature", zbuloi një model të modifikuar gjuhësor të quajtur "Delphi-2M" që përdor të dhënat shëndetësore dhe faktorët e stilit të jetës për të vlerësuar mundësinë e sëmundjeve të tilla si kanceri, sëmundjet e lëkurës dhe çrregullimet imunitare deri në 20 vjet përpara.

"Delphi-2M" konsiderohet i aftë të modelojë shumë sëmundje, duke u mundësuar potencialisht mjekëve të identifikojnë individë me rrezik të lartë dhe të zbatojnë masa parandaluese më shpejt.

Ndërsa veglat e mëparshme AI parashikonin rrezikun e sëmundjeve individuale si kanceri ose sëmundjet kardiovaskulare, modeli i modifikuar është krijuar për të parashikuar mundësinë e një personi për të zhvilluar 1.258 sëmundje bazuar në historinë e tij mjekësore, duke marrë parasysh moshën, gjininë, indeksin e masës trupore dhe faktorët e stilit të jetës së një personi, duke përfshirë pirjen e duhanit dhe konsumin e alkoolit.

Për shumicën e sëmundjeve, "Delphi-2M" ka tejkaluar ose është përputhur me saktësinë e modeleve aktuale të rrezikut për një sëmundje të vetme.

Vegla është zhvilluar dhe është validuar duke përdorur të dhëna anonime nga 400.000 pjesëmarrës në "UK Biobank" dhe 1,9 milion pacientë në regjistrin kombëtar të pacientëve të Danimarkës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın