Shkelja më e madhe e të dhënave në histori ndodhi kur u vodhën 16 miliardë informacione në gjithë botën
- Bëhet e ditur se janë vjedhur 16 miliardë informacione përdoruesish që mund të përdoren për të hyrë në llogaritë në Apple, Facebook, Google, Telegram dhe disa shërbime qeveritare në të gjithë botën

Ankara
ANKARA (AA) - Bëhet e ditur se janë vjedhur 16 miliardë informacione përdoruesish që mund të përdoren për të hyrë në llogaritë në Apple, Facebook, Google, Telegram dhe disa shërbime qeveritare në të gjithë botën, duke e bërë këtë "rastin më të madh të shkeljes së të dhënave" në histori, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit të faqes "Cybernews", e cila publikon në fushën e sigurisë kibernetike, 30 baza të dhënash të mëdha, secila prej të cilave përmban dhjetëra milionë informacione dhe disa prej tyre më shumë se 3.5 miliardë informacione, janë sekuestruar nga softueri i vjedhjes së informacionit (Infostealer) në kuadër të punimeve të kryera që nga fillimi i vitit.
Studimet kanë zbuluar se ka më shumë se 16 miliardë informacione në 30 baza të dhënash, duke e bërë këtë "shkeljen më të madhe të të dhënave" në histori.
Raportohet se këto të dhëna, të përshkruara si "një sasi e madhe inteligjence që mund të përdoret si armë", mund të përdoren për të hyrë në llogari në portale online si Apple, Facebook, Google, GitHub, Telegram dhe disa shërbime qeveritare.
Theksohet se në maj u zbulua se 184 milionë të dhëna që u përkisnin përdoruesve në të gjithë botën ishin vjedhur dhe se këto u gjetën në 30 bazat e të dhënave në fjalë.