SHBA, shkencëtarët zbulojnë formë të re të materies
Teoria rreth lëngut kuantik 'spin' për herë të parë u sugjerua për studim në vitin 1973

San Francisko
SAN FRANCISCO (AA) – Disa fizicientë njoftuan të hënën zbulimin e një forme të re të materies e cila ka qenë objekt i teorive për katër dekada, por në fakt asnjëherë nuk është studiuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Lëngu kunatik 'spin' ka aftësi të çuditshme për të thyer elektronet veç e veç, është besuar gjatë kohë se paraqet blloqe të pathyeshme të atomit të cilat përmbajnë gjithçka nga universi.
Shkencëtarët besojnë se zbulimi mund të ndihmojë që shpejtësia e kompjuterëve të jetë shumë më e madhe. Një ekip ndërkombëtar i studiuesve ka punuar rreth zbulimit, ndërsa u udhëhoqën nga shkencëtarët nga Laboratori Kombetar Oak Ridge në Tenesi dhe Universiteti i Kembrixhit në Britani të Madhe.
Rezultatet u botuan në revistën 'Nature Materials'. Teoritë e para rreth Lëngut kuantik 'spin, datojnë nga viti 1973 dhe mendohet se janë strehuar brenda disa materialeve magnetike të ftohura në zero absolute, afërsisht -273,15 gradë Celsius (-460F).
Shkencëtarët patën rastin të vështrojnë lëngun kuantik 'spin' në formë kristalore.
"Kjo është një formë e re e materies kuantike, e cila ishte predikuar, por më herët nuk është parë", tha bashkë-autori Johannes Knolle në një deklaratë. "Ky është një plotësim i ri i listës të shkurtër të formave të njohura kuantike të materies".
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.