Shkencë dhe Teknologji

Raketa Starship e SpaceX përfundon me sukses fluturimin e 11-të testues

Të 13 motorët e testuar gjatë fluturimit u ndezën me sukses dhe raketa arriti në orbitë me shpejtësinë e planifikuar

Ecem Şahinli Ögüç  | 14.10.2025 - Përdıtësım : 14.10.2025
Raketa Starship e SpaceX përfundon me sukses fluturimin e 11-të testues

Ankara

Raketa Starship e SpaceX, në pronësi të miliarderit amerikan Elon Musk, ka përfunduar me sukses fluturimin e saj të 11-të testues, transmeton Anadolu.

SpaceX ndau detajet e fluturimit testues në llogarinë e kompanisë në mediat sociale.

Si rrjedhojë, raketa Starship e cila u nis nga objekti i saj "Starbase" në Teksas në orën 18:23 pasdite sipas orës lokale, përfundoi një nisje të suksesshme.

Të 13 motorët e testuar gjatë fluturimit u ndezën me sukses dhe raketa arriti në orbitë me shpejtësinë e planifikuar.

Pas vendosjes me sukses të tetë simuluesve Starlink në hapësirë, raketa gjithashtu arriti të rindezë një nga motorët e saj në orbitë.

Testi përfundoi me uljen e suksesshme të raketës në Oqeanin Indian siç ishte planifikuar.

Starship u shpërbë gjatë fluturimit të shtatë testues më 16 janar, të tetit më 7 mars dhe të nëntit më 28 maj. Fluturimi i 10-të testues i raketës Starship u shty për shkak të motit me re në Teksas ndërsa më pas përfundoi me sukses.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.