Shkencë dhe Teknologji

Një ajsberg i madh shkëputet nga Antarktida

Një ajsberg me përmasa 380 kilometra katrorë, i barabartë me ishullin Wight (Isle of Wight) në jug të Britanisë së Madhe, është ndarë nga kontinenti i Antarktidës

Lejla Biogradlija  | 22.05.2024 - Përdıtësım : 23.05.2024
Një ajsberg i madh shkëputet nga Antarktida

Ankara

Një ajsberg me përmasa 380 kilometra katrorë, i barabartë me ishullin Wight (Isle of Wight) në jug të Britanisë së Madhe, është ndarë nga kontinenti i Antarktidës, transmeton Anadolu.

Ndërsa dihet se pjesë më të mëdha se qytetet si Parisi dhe Londra janë ndarë nga rafti i akullit Brunt në kontinent në tre vitet e fundit, thuhet se ajsbergu i fundit që u largua ishte sa madhësia e ishullit Wight (380 kilometra katrorë).

Në deklaratën e bërë nga shkencëtarët në Stacionin Kërkimor Halley në Shelfin Brunt të Akullit të British Antarctic Survey (BAS), një organizatë shkencore britanike që zhvillon kërkime në Antarktidë, u tha se çarjet e para në pjesën e sapondarë ndodhën në vitin 2016.

Shkencëtari Oliver Marsh deklaroi se ata morën një paralajmërim përmes sistemit të pozicionimit global (GPS) që vendosën në ajsberg. "Ne zbuluam një lëvizje prej disa qindra metrash brenda një ore. Ky ishte treguesi më i madh që ajsbergu ishte ndarë nga kontinenti", tha ai.

Në pamjet satelitore të shpërndara nga BAS, shihet se ajsbergu ishte i rrethuar nga uji dhe i ndarë nga kontinenti.

Ndërkohë, është njoftuar se shkencëtarët në Stacionin Kërkimor Halley, i vendosur në Shelfin e akullit Brunt që nga viti 2017, janë të shqetësuar për lëvizjet që kanë ndodhur në vitet e fundit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın