Turqia, Shkencë dhe Teknologji

Mbrojtja turke do të prezantojë armë të reja të kalibrit të mesëm në tregun amerikan

SYS Group planifikon të debutojë me teknologjinë e re të topave në SHBA me objektivin e prodhimit prej 100.000 njësive në fabrikën në Florida

Göksel Yıldırım  | 12.02.2026 - Përdıtësım : 12.02.2026
Mbrojtja turke do të prezantojë armë të reja të kalibrit të mesëm në tregun amerikan Foto: Levent Horasan / AA

Riad

Kompania turke e mbrojtjes SYS Group po planifikon të prezantojë në tregun amerikan një top revolver të kalibrit të mesëm, lloj arme që aktualisht nuk është i disponueshëm në SHBA.

SYS Group, së bashku me kompanitë e saj CANiK, AEI Systems dhe UNIROBOTICS, prezantuan zgjidhjet e tyre të plota në fushën e mbrojtjes, që përfshijnë një gamë të gjerë sistemesh - nga armët e lehta te artileria e kalibrit të mesëm, si dhe nga platformat detare te automjetet tokësore - në Panairin Botëror të Mbrojtjes (WDS) 2026, i mbajtur në Riad.

Duke folur në margjinat e WDS 2026, drejtori ekzekutiv i SYS Group-CANiK, Utku Aral, tha për Anadolu se kompania do të demonstrojë këtë vit armën e saj 30x113 milimetra në bashkëpunim me kompaninë amerikane General Dynamics.

Ai tha se ky top revolver i stilit evropian është një alternativë unike për integrimin në automjete tokësore, ndryshe nga topat zinxhirorë ose ata të tipit "gatling" që janë standard në SHBA.

Aral pret që prodhimi në SHBA të arrijë deri në 100.000 njësi në vitin 2026, nga 65.000 njësi vitin e kaluar, pasi fabrika e kompanisë në Florida po përgatitet të shtojë një turn të tretë deri në mars dhe planifikon të përdorë automatizimin për të kompensuar kostot.

Ai theksoi se zgjerimi në tregun amerikan pasqyron përpjekjet dhe rritjen e kompanisë në Lindjen e Mesme, duke shtuar se përmes partneritetit me General Dynamics Land Systems do të promovojnë topin 30-milimetërsh për projektet e modernizimit të automjeteve të mbrojtjes të Arabisë Saudite.

Aral përmendi se arma është e përputhshme me municionin M789, predha standarde për helikopterët Apache, gjë që do të sigurojë lehtësi logjistike për forcat saudite.

"Kalibri 30x113 milimetra është më i madhi që mund të kombinohet me raketa antitank ose me raketa 2,75 inç; çdo kalibër më i madh ndikon në jetëgjatësinë e raketave dhe predhave të integruara", tha ai.

"Sot, pozicioni ynë në kullat e automjeteve 6x6 ose 8x8 është shumë kritik - klientët zakonisht kërkojnë sisteme të integruara në kulla - dhe aktualisht sistemi ynë i armës 30x113 milimetra është i instaluar edhe në kulla të zhvilluara në këtë konfigurim në Turqi", shtoi ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın