Kina lëshon në orbitë 3 satelitë për eksplorim hapësinor
Satelitët Shijian-30A, Shijian-30B dhe Shijian-30C do të përdoren për eksplorimin e mjedisit hapësinor dhe verifikimin e teknologjive të lidhura me të
Istanbul
Kina lëshoi sot tre satelitë në orbitë për eksplorim të mjedisit hapësinor, raportoi agjencia shtetërore "Xinhua News", transmeton Anadolu.
Një raketë mbajtëse "Long March-2C" që transportonte satelitët u nis në orën 12:01 me kohën lokale nga Qendra e Lançimit të Satelitëve Jiuquan, në veriperëndim të Kinës.
Satelitët Shijian-30A, Shijian-30B dhe Shijian-30C do të përdoren për eksplorimin e mjedisit hapësinor dhe verifikimin e teknologjive të lidhura me të.
Ky ishte misioni i 608-të fluturues i serisë së raketave mbajtëse "Long March".
