Kinë, roboti humanoid i prodhuar nga një kompani theu rekordin e ecjes
Roboti i modelit "AgiBot A2" përshkoi 106,2 kilometra pa ndërprerje në 3 ditë
Pekin
Një robot humanoid i zhvilluar nga një kompani kineze ka thyer rekordin e ecjes të një makine humanoide duke përshkuar 106,2 kilometra pa ndërprerje, transmeton Anadolu.
Sipas raportimeve në mediat kombëtare, roboti i modelit "AgiBot A2", i zhvilluar nga kompania e robotikës "AgiBot" me seli në Shangai, përfundoi udhëtimin e tij më 13 nëntor, i cili filloi në qytetin Suzhou të provincës kineze Jiangsu më 10 nëntor.
Ecja e pandërprerë prej 106,2 kilometrash e robotit hyri në Librin e Rekordeve Botërore Guinness si "distanca më e gjatë e ecur nga një makinë humanoide".
Në një deklaratë, Guinness njoftoi se roboti mbuloi sipërfaqe të ndryshme gjatë ecjes së tij dhe përmbushi rregullat dhe rregulloret e trafikut. Kina i sheh robotët humanoide, së bashku me inteligjencën artificiale, si një nga teknologjitë më të rëndësishme që do të formësojnë të ardhmen.
Në maj të këtij viti, në kryeqytetin Pekin u mbajt një gjysmëmaratonë, ku robotët dhe njerëzit garuan krah për krah për herë të parë në botë.
Lojërat Botërore të Robotëve Humanoidë, gara e parë në botë e robotëve në shkallë të gjerë ku robotët humanoidë garuan në fusha të ndryshme sporti u mbajtën gjithashtu në Pekin në gusht.
