Shkencë dhe Teknologji

Indonezia do të ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16-vjeç

Ndalimi i përdorimit të YouTube, TikTok, Facebook, Instagram, Threads, X, Bigo Live dhe Roblox hyn në fuqi më 28 mars, tha ministrja e komunikimit

Riyaz Khaliq Khaliq  | 06.03.2026 - Përdıtësım : 06.03.2026
Indonezia do të ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16-vjeç

Stamboll

Indonezia njoftoi se do t'u ndalojë fëmijëve nën moshën 16-vjeç përdorimin e mediave sociale, transmeton Anadolu.

Ministrja e Komunikimit, Meutya Hafid tha se masa do të hyjë në fuqi më 28 mars dhe se "fëmijët nën 16-vjeç nuk mund të kenë më llogari në platformat digjitale me rrezik të lartë".

Vendimi po merret "për të ardhmen e fëmijëve indonezianë", tha Meutya në platformën e kompanisë amerikane të mediave sociale X.

Me këtë veprim, Indonezia bëhet vendi i dytë që kufizon aksesin e fëmijëve në mediat sociale pas Australisë, e cila miratoi një ligj të ngjashëm dhjetorin e kaluar që u konsiderua i pari në botë.

Sipas ministres Meutya, zbatimi do të ndodhë "gradualisht, duke filluar me platforma të tilla si YouTube, TikTok, Facebook, Instagram, Threads, X, Bigo Live dhe Roblox", duke përmendur kërcënimet në hapësirën digjitale, duke përfshirë pornografinë, ngacmimin kibernetik, mashtrimet online dhe varësinë digjitale.

“Ne e kuptojmë që ky hap mund të shkaktojë shqetësim fillestar. Megjithatë, qeveria nuk mund të rrijë duarkryq kur e ardhmja e fëmijëve është në rrezik. Qeveria siguron që përgjegjësia për mbrojtjen e fëmijëve u takon platformave që menaxhojnë hapësirën digjitale, në mënyrë që prindërit të mos përballen vetëm me këto sfida", tha ajo.

"Teknologjia duhet ta humanizojë njerëzimin, jo të sakrifikojë fëmijërinë e fëmijëve tanë", shtoi Meutya.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın