Turqia, Shkencë dhe Teknologji

Firma turke përgatit automjetin e blinduar luftarak për eksport dhe përdorim nga ushtria

- Automjeti Pars Alpha i kompanisë FNSS do të zbulohet në vitin 2027, tha një përfaqësues i firmës.

Göksel Yıldırım  | 21.07.2025 - Përdıtësım : 22.07.2025
Firma turke përgatit automjetin e blinduar luftarak për eksport dhe përdorim nga ushtria

Ankara

AKARA (AA) — Duke u mbështetur në gati 35 vjet përvojë, firma turke FNSS po përgatitet të eksportojë automjetin e saj të blinduar luftarak “Pars Alpha” të gjeneratës së ardhshme, 8x8 dhe 6x6, i cili do të përdoret edhe nga Forcat e Armatosura Turke.

Kerem Kaplan, drejtor i programeve vendase në FNSS-së, tha për Anadolu se familja Pars është një produkt i provuar në terren, me përvojë të fituar në Malajzi, Oman dhe Turqi.

Në shkurt, Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes e Turqisë (SSB), BMC-ja dhe FNSS-ja nënshkruan një “Projekt të Automjeteve të Gjeneratës së Ardhshme”. Kaplan tha se automjetet tokësore luajnë një rol kyç në këtë iniciativë.

“SSB-ja kreu një proces katërvjeçar konkursi dhe testimi të prototipave, të cilin Pars Alpha e përfundoi, dhe ne nënshkruam me SSB-në në shkurt për të dorëzuar automjete Pars Alpha me tetë konfigurime të ndryshme”, tha ai.

“Planifikojmë të fillojmë dorëzimet në vitin 2028”, shtoi ai.

“Faza T0 e marrëveshjes ka filluar dhe aktualisht jemi në fazën e shqyrtimit të dizajnit për automjetin, megjithëse disa nga karakteristikat e tij janë verifikuar gjatë konkursit të prototipit, teste shumë më gjithëpërfshirëse e presin automjetin”, vuri në dukje ai.

“Pas kësaj, do të fillojë një proces kualifikimi prej rreth një viti dhe më pas do të planifikojmë dërgesat tona”, deklaroi Kaplan.

Kaplan tha se Pars Alpha do të zbulohet për testim në vitin 2027, por firma synon të përshpejtojë përpjekjet e saj për të filluar procesin më herët, duke shpresuar ta shohë automjetin në fushën e betejës deri në vitin 2028.

“Pars Alpha ka njësinë e saj të fuqisë në pjesën e përparme, duke i lejuar shoferit, komandantit dhe pjesës tjetër të ekuipazhit të kenë një pamje të qartë dhe avantazhe të ngushta koordinimi brenda automjetit”, tha ai, duke vënë në dukje se pozicionimi i përparmë do ta dallojë automjetin nga gjeneratat dhe konkurrentët e mëparshëm, duke mundësuar një “reputacion pozitiv në projektet e eksportit gjatë viteve”.

“Mund të themi se automjeti është shumë i njohur dhe jemi në bisedime me shumë vende dhe shumë afër me njërin në veçanti – automjeti ynë është shumë afër arritjes së një suksesi në eksport dhe jemi shumë të emocionuar për ditën kur Forcat e Armatosura Turke do ta përdorin atë”, shtoi Kaplan.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın