Ericsson redukton 3.000 vende pune në Suedinë amë
Kompania suedeze e cila në shtetin amë ka të punësuar rreth 16.000 njerëz njoftoi se kursimet do të realizohen në të gjitha segmentet e biznesit

Stokholm
STOKHOLM (AA) – Prodhuesi suedez i pajisjeve të telefonisë Ericsson njoftoi të martën se do të reduktojë 3.000 vende pune në Suedi njëherësh duke reduktuar edhe vëllimin e biznesit, gjithë kjo në vazhdën e planit global që deri në vitin 2017 të ulë shpënzimet për një miliard dollarë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kompania suedeze e cila në shtetin amë ka të punësuar rreth 16.000 njerëz njoftoi se kursimet do të realizohen në të gjitha segmentet e biznesit, përfshirë merketingun, drejtorinë si dhe sektorin për kërkimet dhe zhvillimin.
Për lëshimet nga puna kompania fajëson “ndryshimet teknologjike”.