Turqia, Shkencë dhe Teknologji

Dronët turq të zhvilluar në nivel kombëtar kontribuojnë për sigurinë në Afrikë

Bayraktar TB2 preferohet nga vendet afrikane për shkak të inteligjencës, mbikëqyrjes dhe aftësive të tij të goditjes precize

Göksel Yıldırım  | 12.11.2025 - Përdıtësım : 12.11.2025
Dronët turq të zhvilluar në nivel kombëtar kontribuojnë për sigurinë në Afrikë Foto: Göksel Yıldırım / AA

Bamako

GÖKSEL YILDIRIM

Prodhuesi i sistemeve ajrore pa pilot për industrinë turke të mbrojtjes Baykar kontribuon në sigurinë dhe stabilitetin në kontinent me mjetet ajrore pa pilot të armatosura (dronë) që u ofron vendeve afrikane, raporton Anadolu.

Baykar mori pjesë në Panairin "Bamako Expo" (BAMEX'25), të mbajtur në kryeqytetin e Malit, Bamako, në të cilin këtë vit është hera e parë që vetëm kompanitë turke morën pjesë me stenda.

Kompania në panair shfaqi makete në shkallë të zvogëluar të Bayraktar TB2, Bayraktar AKINCI, Bayraktar TB3 dhe Bayraktar KIZILELMA dhe prezantoi produktet dhe aftësitë e saj para delegacioneve ndërkombëtare që vizituan panairin.

Baykar është veçanërisht i njohur në Afrikë për platformën e tij Bayraktar TB2. Bayraktar TB2 preferohet nga vendet afrikane për shkak të inteligjencës, mbikëqyrjes dhe aftësive të tij të goditjes precize.

Afrika njihet si një nga tregjet me rritjen më të shpejtë të Baykar. Produktet Baykar përdoren kundër kërcënimeve ndaj sigurisë kombëtare dhe ofrojnë parandalim të konsiderueshëm.

Në Afrikë, vende të tilla kryesisht si Mali, i cili priti ekspozitën si dhe Maroku, Etiopia, Nigeria, Libia, Burkina Faso, Togo, Nigeri, Xhibuti, Somalia, Ruanda dhe Kenia, kanë zgjedhur dronët kombëtar turq të prodhuar nga Baykar.

Së bashku me dronët turq kombëtar, po eksportohen gjithashtu edhe një gamë ngarkesash të prodhuara nga industria turke e mbrojtjes.

Që nga fillimi i procesit të saj të kërkim-zhvillimit të dronëve në vitin 2003, Baykar ka gjeneruar 83 për qind të të ardhurave të saj nga eksportet. Me kalimin e kohës, Baykar është renditur midis 10 eksportuesve kryesorë në të gjithë sektorët dhe është bërë një lider eksporti në industritë e mbrojtjes dhe hapësirës ajrore.

Si eksportuesi më i madh në botë i dronëve të armatosur, më shumë se 90 për qind e kontratave të nënshkruara nga Baykar, të cilat e kanë çuar Turqinë në lidership në këtë fushë, kanë qenë të lidhura me eksportin.

Deri më sot, Baykar ka nënshkruar marrëveshje eksporti me 37 vende.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.