Shkencë dhe Teknologji

Danimarka do të ndajë rreth 12.8 milionë dollarë për misionin e parë në Hënë

Bazuar në misionin që do të zhvillohet në vitin 2029, një satelit i udhëhequr nga Danimarka do të dërgohet në orbitë rreth Hënës për të hartuar vendet ku astronautët mund të ulen në mënyrë të sigurt në misionet e ardhshme

İlayda Çakırtekin  | 27.11.2025 - Përdıtësım : 27.11.2025
Danimarka do të ndajë rreth 12.8 milionë dollarë për misionin e parë në Hënë

Istanbul

Qeveria daneze ka vendosur të ndajë 125-130 milionë krona (12.3-12.8 milionë dollarë) për misionin e saj të parë në Hënë të quajtur "Mani", transmeton Anadolu.

Siç raporton transmetuesi DR, bazuar në misionin që do të zhvillohet në vitin 2029, një satelit i udhëhequr nga Danimarka do të dërgohet në orbitë rreth Hënës për të hartuar vendet ku astronautët mund të ulen në mënyrë të sigurt në misionet e ardhshme në Hënë.

Misioni "Mani" thuhet se është një përpjekje e përbashkët nga institucionet dhe kompanitë kërkimore daneze dhe ndërkombëtare, të përzgjedhura nga Agjencia Hapësinore Evropiane (ESA) këtë pranverë për të vazhduar së bashku me nëntë aplikantë të tjerë evropianë.

Në mesin e dhjetorit, ESA pritet të njoftojë se cilat misione do të prioritizohen gjatë tre viteve të ardhshme. Përveç mbështetjes së uljeve të ardhshme të astronautëve, misioni "Mani" do të ndihmojë disa nga misionet robotike të ESA-s në Hënë të planifikuara nga viti 2030 e tutje.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın