Bayraktar KIZILELMA kryen testim historik me avionin F-16
Avioni i parë luftarak pa pilot i Turqisë, Bayraktar KIZILELMA përfundoi një provë historike në qiell, duke u kyçur tek avioni objektiv F-16 dhe duke goditur në shënjestër të plotë
Ankara
Avioni i parë luftarak pa pilot i Turqisë, Bayraktar KIZILELMA përfundoi një provë historike në qiell, duke u kyçur tek avioni objektiv F-16 dhe duke goditur në shënjestër të plotë në testimin e simuluar që zhvilloi me raketën kombëtare ajër-ajër GOKDOGAN, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga Baykar, Bayraktar KIZILELMA i zhvilluar në mënyrë vendase dhe me burimet e veta të kompanisë, ka kryer me sukses një tjetër moment kritik që do të vërtetojë efektivitetin e tij në fushën e betejës.
I nisur nga qendra e stërvitjes dhe testimit të fluturimit AKINCI në Çorlu, Tekirdağ, avioni luftarak pa pilot i zhvilluar në nivel kombëtar kreu një fluturim një orë e 45 minuta në lartësi mesatare prej 15 mijë këmbësh, duke kryer takim të afërt me F-16 dhe duke verifikuar integrimin e radarit dhe municioneve kombëtare. Ky fluturim e çon kohën totale të fluturimit të Bayraktar KIZILELMA gjatë testeve në mbi 55 orë.
Dy avionë luftarakë F-16 të Forcave Ajrore Turke morën pjesë në testin e fluturimit të Bayraktar KIZILELMA me municionet GOKDOGAN dhe testin e performancës së radarit Murad AESA. Një nga avionët F-16 kreu fluturim në distancë të afërt me Bayraktar KIZILELMA, duke demonstruar përputhshmërinë e platformës me avionë luftarakë të pilotuar ndërsa F-16 tjetër shërbeu si "avion shënjestër" për skenarin e simuluar.
Në kuadër të testit, Bayraktar KIZILELMA zbuloi objektivin F-16 në një distancë prej 30 miljesh me radarin MURAD AESA të zhvilluar nga ASELSAN dhe u fiksua (u kyç) në objektiv me radarin e tij. Më pas kreu lëshim elektronik të simuluar duke përdorur raketën ajër-ajër përtej rrezes së shikimit GOKDOGAN, të prodhuar nga TUBITAK SAGE, të mbajtur nën krahun e saj.
Në simulimin e kryer, Bayraktar KIZILELMA bëri hap të rëndësishëm përpara në luftimet ajër-ajër duke neutralizuar me saktësi në një mjedis virtual objektivin e saj F-16 i cili ka aftësi të lartë manovrimi. Një nga fazat më kritike të testit ishte testimi i infrastrukturës së komunikimit midis avionit, radarit dhe raketës. Pasi u fiksua në objektivin F-16, Bayraktar KIZILELMA transmetoi pa probleme informacionin në kohë reale mbi objektivin, vendndodhjen dhe shpejtësinë nga radari MURAD AESA në raketën GOKDOGAN që mbante në krahun e saj.
Konfirmimi me sukses i kësaj lidhjeje të dhënash (Data Link) midis Bayraktar KIZILELMA dhe municionit shënoi moment të rëndësishëm në aftësinë e avionit luftarak pa pilot për të neutralizuar objektivat përtej-vizualitetit (BVR).
- Tre skenarë të ndryshëm dhe sfidues testimi u ekzekutuan me sukses njëkohësisht
Tre skenarë të ndryshëm dhe sfidues testimi u ekzekutuan me sukses njëkohësisht gjatë këtij fluturimi historik mbi qiejt e qytetit Tekirdag.
Fluturimi formues i F-16, i cili demonstroi aftësi të përbashkëta operacionale me avionë luftarakë të pilotuar, hodhi dritë mbi konceptet e ardhshme të luftimit ajror ndërsa përputhshmëria aerodinamike dhe avionike e platformës u verifikua me raketën ajër-ajër përtej rrezes së shikimit GOKDOGAN, të mbajtur nën krah.
U provuan gjithashtu në kushte sfiduese edhe aftësitë e zbulimit, ndjekjes, bllokimit dhe transferimit të të dhënave të radarit kombëtar MURAD AESA, i cili u aktivizua në të njëjtin fluturim.
