Shëndetësi

Rritja e temperaturës prej 10 gradësh ul cilësinë e gjumit me 20 për qind

- Prof. dr. Levent Öztürk, i cili kryen studime mbi shëndetin e gjumit, tha se temperaturat në rritje në muajt e verës dëmtojnë cilësinë e gjumit.

Gökhan Zobar  | 15.08.2025 - Përdıtësım : 16.08.2025
Rritja e temperaturës prej 10 gradësh ul cilësinë e gjumit me 20 për qind

Edirne

EDIRNE (AA) - GÖKHAN ZOBAR - Kreu i Departamentit të Fiziologjisë së Fakultetit të Mjekësisë pranë Universitetit "Trakya", prof. dr. Levent Öztürk tha se rritja prej 10 gradësh në temperaturën e mjedisit, e ul cilësinë e gjumit me 20 për qind.

Öztürk, i cili kryen studime mbi shëndetin e gjumit, në një deklaratë për Anadolu tha se temperaturat në rritje në muajt e verës dëmtojnë cilësinë e gjumit. Ai tha se efektet negative të nxehtësisë ekstreme të përjetuara për shkak të ndryshimeve klimatike në jetën njerëzore janë duke u rritur. Sipas tij, kjo situatë shkakton çrregullime si fizike ashtu edhe psikologjike.

Ai tha se temperaturat e natës mbi normat sezonale bëjnë që individët të zgjohen shpesh, të djersiten tepër dhe të përjetojnë gjumë me cilësi të dobët.

"Kohët e fundit, janë kryer studime të rëndësishme në të gjithë botën. Një studim i kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) tregoi se rritja prej 8 gradësh në temperaturën e ambientit shkakton rënie prej 10 pikësh në rezultatet e cilësisë së gjumit", tha Öztürk duke shtuar se studimet kanë treguar efektet negative të nxehtësisë ekstreme në shëndetin e gjumit.

Öztürk tregon se rritja e temperaturës së mjedisit shkurton kohëzgjatjen e gjumit cilësor, gjë që nga ana tjetër dëmton shëndetin fizik.

"Për të realizuar gjumë të shëndetshëm, temperatura bazë e trupit tonë, e cila është rreth 37.2 gradë Celsius rreth gjysmë ore para gjumit, duhet të bie në 36.4 gradë Celsius. Rritja e temperaturave të jashtme e pengon këtë rënie. Kjo e bën më të vështirë të biesh në gjumë. Për më tepër, përjetojmë djersitje për shkak të nxehtësisë. Kjo shkakton shqetësim në trup, duke e bërë të vështirë gjumin", thekson ai.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın