Shëndetësi

Rekomandime nga ekspertët turq për ta kaluar Kurban Bajramin në një mënyrë të shëndetshme

Ekspertët kanë këshilluar që mishi dhe ëmbëlsirat duhet të konsumohen në mënyrë të kontrolluar

İlhami Erkılıç  | 03.06.2025 - Përdıtësım : 04.06.2025
Rekomandime nga ekspertët turq për ta kaluar Kurban Bajramin në një mënyrë të shëndetshme

Erzurum

Në një deklaratë për Anadolu ekspertët turq kanë dhënë disa sugjerime për ta kaluar festën e Kurban Bajramit, në mënyrë më të shëndetshme, duke këshilluar që mishi dhe ëmbëlsirat të konsumohen në mënyrë të kontrolluar.

Kryetarja e Departamentit të Ushqyerjes dhe Dietikës në Fakultetin e Shkencave të Shëndetit pranë Universiteti Ataturk në qytetin turk Erzurum, Prof. Dr. Esen Taşğın, tha se konsumi i mishit rritet gjatë Kurban Bajramit dhe se dieta ndryshon papritur.

Taşğın shpjegoi se mishi i konsumuar shumë gjatë kësaj periudhe shkakton probleme me stomakun, keqtretje dhe shtim në peshë, dhe se shkakton probleme shëndetësore veçanërisht tek individët me sëmundje kronike.

"Mund ta kapërcejmë këtë proces duke kontrolluar saktë porcionet e mishit, duke mos u larguar nga shijet tradicionale dhe duke u ushqyer shëndetshëm. Gjatë Kurban Bajramit, mishi hyn fillimisht në shtëpi i freskët, nuk është e përshtatshme të konsumohet menjëherë, mishi duhet të pushojë për të paktën 12 orë para konsumimit", u shpreh ajo.

Taşğın, tha se njerëzit të mos neglizhojnë konsumimin e perimeve, frutave, ushqimeve fibroze dhe veçanërisht ushqimeve me bazë vaji ulliri, si dhe të pijnë ujë gjatë festës, duke shtuar se njerëzit duhet të minimizojnë konsumin e ëmbëlsirave dhe në vend të ëmbëlsirave me sherbet, duhet të preferojnë ëmbëlsirat me fruta ose qumësht.

Ajo tha se gatimi i mishit në skarë në një mënyrë që është afër djegies do të sjellë me vete edhe përbërës kancerogjenë. "Mënyra më e saktë dhe e shëndetshme për të gatuar mish është pjekja në skarë, zierja ose pjekja në furrë. Marinimi i tij në vaj ulliri dhe disa erëza do të minimizojë përbërësit kancerogjenë që mund të formohen", shtoi ekspertja turke.

Taşğın më tej theksoi se personat me probleme shëndetësore si hipertensioni dhe kolesteroli duhet të kufizojnë konsumin e mishit dhe të mos shkojnë përtej dietave të tyre. "Ata me probleme të tilla shëndetësore nuk duhet të kalojnë 100 gramë konsum në ditë. Konsumimi i mishit në porcione të vogla të paktën, pa u larguar nga një dietë e shëndetshme dhe e ekuilibruar, është mënyra më e shëndetshme për ta kaluar këtë periudhë", tha Taşğın.


- "Duhet të jemi të kujdesshëm që Bajramin ta kalojmë si festë"

Kryetarja e Departamentit të Mjekësisë Emergjente në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit Atatürk dhe Zëvendëspresidente e Shoqatës së Specialistëve të Mjekësisë Emergjente Prof. Dr. Zeynep Gökcan Çakır, tha se gjatë Kurban Bajramit, konsumi i sheqerit dhe produkteve me sheqer së bashku me mishin shkaktojnë një fluks në dhomat e urgjencës si për njerëzit e shëndetshëm ashtu edhe për ata me sëmundje kronike për shkak të problemeve të tilla si stomaku dhe zorrët.

Çakır, e cila rekomandoi që mishi dhe ushqimet me sheqer të konsumohen më me kujdes gjatë Kurban Bajramit, tha: "Ata me sëmundje të stomakut, zorrëve, tensionit të gjakut, diabetit dhe zemrës vijnë në urgjencë si pasojë e sulmeve akute sepse kjo krijon një barrë serioze ushqyese. Edhe pse njerëzit janë të kujdesshëm gjatë gjithë vitit, dietat prishen gjatë Bajramit, ne duhet të jemi të kujdesshëm që Bajramin ta kalojmë si festë."

Kreu i Dhomës së Kasapëve të Erzurumit, Kenan Ejder, gjithashtu tërhoqi vëmendjen se mishi i kurbanit që mbahet në enë pasi theret mund të prishet në një kohë të shkurtër. "Të mos e fusim mishin e kurbanit në kova, mishi duhet të pushojë për 24 orë pasi të pritet dhe të pritet në copa", shtoi ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın