Shëndetësi

"Pirja e duhanit rrit rrezikun e pneumonisë"

"Pirja e cigareve dobëson sistemin imunitar dhe shkakton pneumoni", tha Dr. Filiz Koşar

Zehra Nur Düz  | 28.11.2019 - Përdıtësım : 29.11.2019
"Pirja e duhanit rrit rrezikun e pneumonisë"

Stamboll

Sipas mjekes së lartë turke dr. Filiz Koşar nga Universiteti i Shkencave Shëndetësore në Stamboll, Pneumonia, një sëmundje potencialisht vdekjeprurëse, është më e zakonshme tek njerëzit që pinë duhan.

"Pirja e cigareve dobëson sistemin imunitar dhe shkakton pneumoni", tha Dr. Filiz Koşar.

"Pneumonia kryesisht shkaktohet nga infeksione të prodhuara nga mikroorganizma të tilla si bakteret, viruset ose fungjet", deklaroi Koşar për Anadolu Agency (AA) në shënimin e Javës së Parandalimit të Pneumonisë.

Ajo tha se sëmundja mund të çojë në vdekje, veçanërisht tek fëmijët 5-vjeçar dhe më të rinj dhe njerëzit me çrregullime strukturore të mushkërive.

Koşar theksoi se konsumimi i 10-20 cigareve në ditë dyfishon më shumë rrezikun e pneumonisë ndërsa pirja e duhanit të një pakete të tërë cigaresh gati trefishon rrezikun.

"Ushqimi i duhur, konsumi adekuat i lëngjeve, braktisja e duhanit dhe vaksinimi i pneumokokut dhe gripit janë ndër mënyrat më efektive për të parandaluar pneumoninë", shtoi ajo.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın